• |
ide | kryesore

Propozim martese… brenda stadiumit: Cavallo, futbollisti i parë që bëri coming out, u deklarua kështu!

Sport, Video
Cavallo



Të kurorëzosh dashurinë brenda një stadiumi futbolli. Kjo është ëndrra që arriti ta realizojë Josh Cavallo, futbollisti i parë në aktivitet që bëri coming out. Mesfushori i Adelaide United, klubi i kategorisë elitare australiane, i bëri një propozim martese partnerit të tij… në stadiumin Coopers, impianti ku skuadra e tij luan ndeshjet në shtëpi.

JOSH CAVALLO, I PARI NË AKTIVITET QË DOLI HAPUR

Cavallo është një nga figurat kryesore të botës homoseksuale në futboll. Me një postim të tij në Tëitter, që më vonë u bë i famshëm, ai bëri të ditur orientimin e tij seksual. Diçka që nuk ishte e thjeshtë në këtë sport, sidomos deri para disa vitesh, dhe që u kthye në një shtysë të fortë për lojtarë të tjerë (për shembull për Jankto, aktualisht te Cagliari). E tani, sërish përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë një tjetër moment të veçantë të jetës së tij: propozimin për martesë për partnerin e tij Leighton Morrell.

PROPOZIMI PËR MARTESË BRENDA STADIUMIT

Në postimin e publikuar në Instagram, në të cilin çifti duket i emocionuar brenda stadiumit krejtësisht bosh, Cavallo ka falënderuar edhe klubin e tij, Adelaide United: “Faleminderit që më ndihmove të organizoj këtë surprizë. Mbështetja juaj e pafundme do të thotë shumë për mua. Keni arritur të krijoni një ambjent ku të ndihem i sigurt, diçka që nuk e kisha menduar kurrë se mund të ndodhte në futboll. Ju më inkurajuat çdo ditë të jem vetvetja. Më dukej e drejtë të ndaja këtë moment të veçantë në fushë, ku filloi gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *