• |
ide | kryesore

Casillas u deklarua ‘gay’, Puyol tenton të mbyllë historinë: “Krejtësisht e pavend, por pa qëllime të këqija”

-Instant, Sport
Puyol



Edhe Carles Puyol po përpiqet të mbyllë çështjen Casillas. Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka kërkuar falje për postimin ironik në Twitter. Puyol komentoi gjoja ‘coming out’ të bashkatdhetarit të tij, më pas e fshiu: “Kam bërë një gabim – ishin fjalët e katalanasit -. Më falni për një shaka të shëmtuar, pa qëllime të këqija, krejtësisht e pavend. E kuptoj që mund të ketë lënduar disa ndjesi. Gjithë respekti dhe mbështetja ime për komunitetin LGBTIQA +.”

Të dielën, ‘dalja hapur’ përmes rrjeteve sociale e ish-portierit të Real Madrid kishte bërë bujë: “Shpresoj të më respektoni, jam gay”. Tweet-i më pas u fshi dhe menjëherë pas kësaj erdhi deklarata se ishte një hakerim. Edhe pse në Spanjë shumë e lexuan si një përpjekje të pavend të Casillas për t’iu përgjigjur me ironi thashethemeve të vazhdueshme për të dashurat e reja.

Puyol, rival historik në El Clasico, por shoqërues në betejat dhe triumfet me Spanjën, i ishte përgjigjur postimit. E bëri në Twitter me një ironi po aq të dyshimtë: “Ka ardhur koha të tregojmë historinë tonë, Iker”. Më pas të dyja mesazhet u zhdukën nga rrjeti dhe dy ish-futbollistët kërkuan falje. Ndonëse në një mënyrë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Lexo më tej: Casillas trondit Spanjën: “Jam gay”. Puyol i përgjigjet: “Koha të tregojmë historinë tonë, Iker”

REAGIMI

Megjithatë, kjo çështje është e destinuar të krijojë debat për një kohë të gjatë. Australiani Joshua Cavallo, nënvizoi të gjithë zhgënjimin e tij për historinë, Ai në tetor 2021 ishte një nga futbollistët e parë profesionistë që deklaroi publikisht homoseksualitetin: “Çfarë zhgënjimi të shohësh Casillas dhe Puyol duke bërë shaka për të ‘dalë hapur’ në futboll – tha ai -. Ai i personave LGBTQ + është një rrugëtim i vështirë. Të shohësh legjenda si ata, që tallen me ‘coming out’ e komunitetin tim është krejtësisht mosrespektuese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *