• |
ide | kryesore

Scarlett Johansson pjesë e vazhdimit të “Jurassic World”

Paparazzi, Slider



Scarlett Johansson është përzgjedhur për të udhëhequr kastin e “Jurassic World 4”.

Raportimi thotë se aktorja e “MCU” është takuar tashmë me regjisorin Gareth Edwards dhe producentin e “Jurassic Park”, Frank Marshall.

Ndërsa detajet për pjesën e ardhshme të “Jurassic World” janë aktualisht në përfundim, filmi thuhet se titullohet “Jurassic City”.
David Koepp, skenaristi origjinal i “Jurassic Park”, është duke shkruar skenarin. Steven Spielberg ka nënshkruar si producent ekzekutiv së bashku me Marshall.

“Jurassic World”, “Jurassic World: Fallen Kingdom” dhe “Jurassic World: Dominion” fituan secila mbi një miliard dollarë në arkat globale.

“Jurassic World 4” do shfaqet në kinematë në mbarë botën më 2 korrik 2025./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *