• |
ide | kryesore

Erzeni e Laçi “mbysin” njëri-tjetrin: Cungu asnjë fitore e tani mund të kalohet nga Teuta

Sport
Erzeni



Askush nuk fiton, e kur dy grinden zakonisht një i tretë fiton. Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të fazës së katërt të kampionatit dhe mund të përfitojë Teuta për të parakaluar edhe kurbinasit, duke i lënë bardhezinjve zonën playout. Asnjë fitore për Armando Cungun që kur është ulur në pankinë dhe tani mbijetesa është kthyer në shpëtimin e sezonit.

Deliallisi e kishte të qartë se për të kapërcyer situatën duhej një fitore, kundër skuadrës që përfaqësonte zonën e shpëtimit në renditje. Erzeni vuajti të organizohej, duke gjetur kundërshtinë e Laçit, që e ktheu në një ndeshje të luftuar sidomos në kontrastet për topin e parë. Melo humbi mundësinë për të goditur në minutën e 6′, gaboi shënjestrën në të 8′, ndërsa Bajramaj pa t’i evitohej goli nga ndërhyrja e Sadikut në të 13′. Laçi shtyu përpara dhe krijoi raste me Soboëale, Manellarin e Myrtan, pa mundur dot portierin Hasanbelli.

Lexo më tejPartizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i Bintsouka tërbon Erzenin

Në pjesën e dytë, me kujdesin për të mos u ndëshkuar, Erzeni e Laçi kërkonin sulme sporadike me Migone që siluroi portën kurbinase duke gjetur gati Dajsinanin e me Ujkën që nuk bëri dot protagonistin përballë portierit shijakas. Gjithcka u mbyll me një 0-0 që kënaq mbi të gjitha Teutën. Faza e katërt nis me një pikë që nuk shërben shumë për aktorët e fushës. Erzeni mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë, një pas Teutës. Laçi mbetet i shtati me 31 pikë, në rrezik serioz me durrsajët që kanë tre pikë më pak, por edhe dy ndeshje më pak të luajtura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *