• |
ide | kryesore

Petkoviç në delir: Beogradi është shtylla e paqes dhe stabilitetit në rajon

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka theksuar se Beogradi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk kërcënojnë askënd.

Ai nuk i ka kursyer kritikat për Kosovën duke theksuar se ndryshe nga Serbia që ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon, Prishtina synon vetëm konfliktet dhe përplasjet.

Ndër të tjera shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mund ta ndalojë Beogradin që të kujdeset për njerëzit e tij pavarësisht se ku jetojnë ato.

“Beogradi dhe Vuçiç nuk kërcënojnë askënd, por ndryshe nga Prishtina janë shtylla e paqes dhe e stabilitetit në rajon. Albin Kurti nuk mund ta ndalojë Beogradin që të kujdeset për njerëzit e tij, pavarësisht se ku jetojnë ato”, ka thënë ndër të tjera Petkoviç.

Më herët lidhur me deklaratat e presidentit Serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Diplomati amerikan shtoi se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja.

Ai ka thënë se politika e SHBA-së është e qartë se dëshiron që secili shtet të jetë në gjendje të marrë vendime vetë për aleancat e organizatat në të cilat do të anëtarësohet.



1 Comment

  1. Po keta ambasadoret e shba perfaqesojne politikat e departamentit te shtetit te tyre apo jane lobiste te vendeve ku kane dorezuar kredencialet e perfaqesimit. Shume i paqarte ky muhabet, njeri gozhdes tjetri patkoit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *