• |
ide | kryesore

Shantazhonte 16-vjeçaren se do i publikonte foto nudo, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shantazhonte 16-vjeçaren se do i publikonte foto nudo, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë



Një 17-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shantazhonte një adoleshente të cilës ia kishte vjedhur llogarinë në rrjetin social ”Snapchat”.

Rasti u denoncua në media.

“16 vjeçarja shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte” informoi sot policia e Lezhës.

Policia arrestoi 17 vjeçarin, banues në Lezhë.

Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *