• |
ide | kryesore

Ndihmëssekretari amerikan, Todd Robinson viziton sot Kosovën

Lajme, Të fundit



Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet ndimëssekretarit amerikan Robinson dhe presidentes Osmani do të zhvillohet në ora 10:00.

Pas takimit, Osmani dhe Robinson do të mbajnë një konferencë për media. Një takim i zyrtarit të lartë amerikan me kryeministrin Albin Kurti nuk është planifikuar.

Edhe ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Erin E. McKee në fillim të marsit ishte për vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës zyrtare ajo takoi vetëm presidenten e shtetit.

Pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani, McKee në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee.



1 Comment

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Amerikanë plehra, takojnë më legenin KM në europë edvin halenë që e ka bërë Shqipërinë më keq se Kolumbia e Afganistani për drogë dhe nuk takojnë më shtetarin e rajonit, Albin Kurtin, kjo është mafia ndërkombëtare, por Shqiptarët e Kosovës nuk janë si delet këtu te ne që blegërijnë amelika amelika, edhe pse ata e duan më me zemër Amerikën, por kur vjen puna për të zgjedhur qeveritarët nuk e pyesin atë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *