• |
ide | kryesore

Sot kundër Kilit, komëtarja fillon përgatitjet per Euro 2024

Sport
kombetarja



Shqipëria do të zhvillojë miqësoren e parë  (20 45 n TV Klan) në kuadër të përgatitjeve për në Euro 2024, që zhvillohet këtë verë në Gjermani. Kuqezinjtë sfidojnë në Parma të Italisë, kombëtaren amerikano-latine të Kilit. Shumë emra janë në garë për një vend mes listës së 23 lojtarëve që do të grumbullohen për europian.

Por formacioni i mundshëm, ndryshon shume pak. Sylvinho pritet t’i qëndrojë besnik jo vetëm skemës së tij 4-2-3-1, por edhe pjesës më të madhe të lojtarëve teksa pritet hapësirë nga minuta e parë për Mihajn në mbrojtje në mungesë të Ismajlit si dhe Brojës në majën e sulmit. Ndonëse do fillojë me Cikalleshin, Asllanin ddhe Seferin, traneri Silvinjo nuk e ka përjashtuar edhe një aktivizim të dyshes Broja, Manaj. Broja dhe Manaj kanë karakteristika të ndryshme, do t’i vlerësojmë të dy çdo ditë, por edhe të tjerët. Të gjithë. Nuk është problem për mua t’i aktivizoj të dy bashkë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll” tha ai në konferencën për shtyp.

Ndsa kapitetni Gjimshiti e vlerësoi kështu ndeshjen:“Besoj që Kili është një ekip i fortë, jo vetëm te porta. Kanë cilësi shumë të mëdha. Në vitet e fundit ka qenë në Botërore dhe Coppa America. Do të jetë një test i rëndësishëm për ne. Nuk jemi mësuar të luajmë me kombëtare të tilla dhe kjo ndeshje do të marrë shumë vëmendje, do të luajmë me 100%.”

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *