• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi nxjerr dokumentin/ Olsi Rama pjesë e grupit të kokainës së Xibrakës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi ka publikuar dokumenta që sipas tij provojnë se Olsi Rama ishte pjesë e grupit të kokainës së Xibrakës dhe se ka qenë bashkë me pjestarët e grupit Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentian Gjonaj në laboratorin e drogës në Xibrakë. Sipas Bardhit, pjesë e dosjes së Xibrakës janë pasazhet që e konsiderojnë Olsi Ramën pjesë e grupit të Xibrakës si “personi i paidentifikuar” dhe që përdorte një mjet me targa AA653DM, që përdorej edhe nga trafikantët e tjerë.

“Kreu i organizatës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Gjermani ishte mik i Olsi Ramës. Nuk jam këtu për të hedhur baltë siç i pëlqen ta quajë Edi Rama. Jam këtu të sjell fakte dhe rrethana që nuk u hetuan asnjëherë. Në dosje është hapur një procedim që të gjejë identitetin e tij, i cili konsiderohet në dosje si”Bashkëpuntori i paidentifikuar”. Krahas personave të arrestuar policia ka vendosur të procedojë “bashkëpunorin e paidentifikuar” për të cilin thotë se kishte nevojë hetime të tjera.

Policia ka identifikuar të gjithë personat përveç një personi. Policia di pamjen, di fiks moshën. por nuk di emrin. Ky person i paidentifikuar një ditë para operacionit ka qenë në një nga zonat bashkë me tre drejtuesit e grupit. Nga raportet e vëzhgimit, personi përshkruhet si 45 vjeç, me flokë të shkurtra me mjetin me targa AA653DM. Olsi Rama ka qenë pjesë e grupit.

Shtetasi Olsi Rama sipas provave të sistemit tims është ekzaktësisht përdorues i automjetit me targa AA653DM, kto janë të dhënat e sistemit TIMS ku provohet kalimi i pikave të kalimit kufitar nga OlSi Rama. Nga të dhënat e sistemit TIMS vërtetohet se Genci Xhixha, Olsi Rama, Gentjan Gjonaj dhe Ermal Hoxha kanë përdorur disa herë automjetin me targa AA653DM gjatë periudhës prill-dhjetor 2014 kur u zbatua plani” ka thënë Bardhi në konferencën për mediat.



3 Comments

  1. Më duket se amerikanët ia kanë besuar Bardhit çmontimin e rilindjes komuniste të hajdutësisë, drogës e krimit!

    Uroj të mos zhgënjehem!

    1. VIDEOLAJM / Shkon të mbajë fjalim poshtë Berishës, por i bie telefoni: Ho mi, se jam te doktori!E dhe pensioniste me pension te ulet tallin kari e bythen me serbin salih ne ballkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *