• |
ide | kryesore

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Shefi i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka hedhur dyshime të forta se vëllai i Edi Ramës, Olsi ka qenë i përfshirë në skandalin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, porse policia dhe prokuroria e kanë fshehur prezencën e tij në grupin që i kap në janar të vitit 2014. Kapja e këtij grupi prej 9 vetash, në fillim të qeverisjes së rilindjes, shkaktoi një debat të madh, së pari nga sasia e kokainës së gjetur mbi 120 tonë, së dyti sepse ishte hera e parë që në shqipëri ngrihej një laborator përpunimi dhe së treti sepse që atëhere u përfol pandehma se policia e pati dekonspiruar opoeacionin me indicie nga prokuroria e Hanoverit në Gjermani.

Por krejt i një përmase tjetër do të qe afera nëse në të do të ishte i përfshirë edhe vëllai i shefit të ekzekutivit. Deri më tani, nga gjithë denoncimi i Bardhit, mund të flitet vetëm për dyshime të forta, por jo për prova konkrete. E megjithëatë, Lapsi.al po i raporton këto dyshime që e bënë deputetin demokrat ti kërkojë SPAKut dhe Altin Dumanit të hetojë vëllain e Edi Ramës.

Lexo me tej:

Dosja/ 10 momentet që lidhin Olsi Ramën me grupin e kokainës së Xibrakës 

Po ku dyshohet se ka qenë i përfshirë Olsi Rama në aferën e Xibrakës? Së pari në dokuementat e prokurorisë dhe më pas në vendimin e gjykatës (Faksimilet nga vendimi i GJ Apelit 2017) flitet për 9 persona të dënuar shtatë shqiptarë dhe dy kolumbian që kishin mbërritur këtu për të prodhuar kokainën. Por ama në dokumenta flitet edhe për një person që orhanet ligjëvënëse “nuk kanë arritur ta identifikojnë” dot.

Pikërisht ky i paidentifikuari, që dyshohet se mund të jetë lënë enkas jashtë hetimit, përflitet si Olsi. Ai përshkruhet fizikisht me pamje fizike dhe me moshë, por pa emër: “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Sipas verifikimeve të grupit investigues të PD-së Olsi Rama, i datlindjes 9 shtator 69, ka pasur fiks këtë moshë në Dhjetor 2014-Janar 2015.

Por përkimet nuk përfundojnë këtu. Për të dyshuarin, që pranohet nga prokuroria se ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit kriminal, ekzistojnë edhe rastësi të tjera. në dokumenta thuhet se ky “i paidentifikuar ka përdorur një foristradë me targën AA653DM. Grupi qëmtues i opozitës ka arritur të kontrollojë dokumentat e sistemit TIMES, në të cilat rezulton se kjo makinë është përdorur nga Olsi Rama.

10 faktet dhe rastësitë domethënëse që provojnë

Po të njëjtën makinë që përdorte Olsi e përdornin gjithashtu edhe kreu i grupit të prodhimit të kokainës që është dënuar me nga 13 vjet burg,  Genci Xhixha dhe anëtari i tij Gentian Gjonaj.

 

 

Pra në rastin më minimal, Olsi Rama ka pasur miqësi të ngushtë me grupin e trafikantëve përderia sa ata përdornin të njëjtën makinë. Rasti i njghan fiks atij të ish ministrit Saimir Tahiri, ku grupi kriminal përdorte Audin në emër të tij. Në rastin më të keq…

 

Ka edhe më. Ai që në dokumentat e drejtësisë shqiptare emërtohet si personi “i paidentifikuar”, sipas vendimit të gjykatës ka pasur rol në sjelljen në Shqipëri të dy kolumbianëve (dy faksimilet në foton e madhe lart) që erdhën të përpunojnë drogën në laboratorin e Xibrakës. Për të mbështetur pandehmën se ky është vëllai i kryeministrit, Gaz Bardhi sjell si argument faktin se sipas sistemit TIMES, ai ka dalë nga kufiri shqiptar një ditë përpara se dy kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të hynin në vendin tonë. Si një argument tjetër ai përmend edhe se në ditën që u ‘arrtis kreu i grupit Genci Xhixha, me 14 janar, pikërisht pasditen e arrestimeve pas zbulimit të laboratorit në Xibrakë, Olsi Rama ka dale nga kufiri në Morinë. 

Natyrisht këto janëë larg së qeni prova të pa kundërshtueshme, pasi kushdo mund të dali përtej kufirit, 24 orë para se në të të hyjnë dy kriminelë, apo të arratiset një i tretë por Bardhi i ka servirur ato për të përforcuar sfondin e përgjithshëm.

Bardhi: Olsi Rama kaloi kufirin në të njëjtën ditë që u arratis kryetrafikanti i drogës në Xibrakë

Pra për ta përmbledhur: Dyshimi është se policia dhe prokuroria kanë lënë jashtë hetimit Olsi Ramën me pretendimin se nuk kanë arritur të njohin “personi i moshës 45 vjeç, me flokë të shkurta që përdorte foristradën me targë AA653DM”. PD përmes sistemit TIMS ka zbuluar se Osli Rama ka pasur të njëjtën moshë në atë kohë dhe ka përdorur të njëjtën makinë, që e kanë përdorur gjithashtu edhe krerët e grupit “Xibraka”. Ky është thelbi i dyshimit që mbahet në kasafortë prej shtatë vitesh. Por këtyre indicieve të forta i shtohet edhe një tjetër, që mund ti japë hov pandehmës se policia e ka dekonspiruar operacionin, enkas për të shpëtuar vëllain e vogël të kryeministrit. Që në 2014 u hodh dyshimi se denoncimi i ardhur nga Gjermania ishte djegur për ta dështuar operacionin. Por në 2017, ishte vendimi i Gjykatës së Alelit për grupin e prodhuesve të kokainës që hedh dyshime se policia mund ta ketë “shitur” informacionin se do ndërhynte në Xibrakë, duke mos lejuar zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.  

Pikërisht për këto dyshime Gazmend Bardhi i ka kërkuar Altin Dumanit të vijojë hetimet për dosjen e mbetur pezull me numrin 335/1, ku përshkruhet një bashkëpuntor tjetër i prodhuesve të kokainës që ende mban nofkën “i paidentifikuar”.

©Lapsi.al



37 Comments

    1. Nuk hapet laborator kokaine siç ha buke me djathë . Duhet te jesh vllai ramës se ska byth njeri me fut 120 ton kokainë pa garanci

      1. aksiomë politike e Berishës e Metës që nga viti 2013 por që nuk ka pirë ujë në elektoral, pasi njerëzit kanë pritur që llogaridhënia të nisë me një radhë të përcaktuar. E sot sidomos pas non gratës së Berishës, e akuzës së SPAK ndaj tij, kur me procesin e Gërdecin e hapjen e mundshme të dosjes 21 janari, do të kemi kundërakuza edhe më të përbundshme si ato që Bardhi ka nisur këto ditë me riciklimin e të ashtuquajturës dosjes Xibraka,pse thote belindi dhe gei bardhi nuk do te thote qe jan te fajshem eshte gjykata ajo qe vendos,jo nje gei dhe nje jevg nga braka qe salihu e ka leshuar rrugve te tirones te lehi sa here e urdheron salihu per hallin e tij qe po kalon te ballkoni i arrestit

      1. Rama tallet me ty o budall, pasi vete vjel miliarda, ndersa ti e patronazhistet e tjere si ty, presin me ankth rrogen!

  1. Tani kuptohet qart se përse futën duart tek tim-si ! Se dalke me fotografi e me targa e me nr dokumenti ! Tim-si e paska nxjerr zbuluar vëllain e drogës !

      1. Jane kujtuar vone vella, hall i madh kjo pune.!!
        Saimir Tahiri ( Allias picka e vogel qe pinte kokaine neper zyra me kombinatsit qe kishte emeruar neper zyra te shtetit) u dogj vetem per makinen… Por u deshen italianet qe te behej kurban..
        Tani kemi Olsin Ramen e Gaz Demit dhe te Anetes, qe ka te njejtin hall por ne trajektore te zhvilluar nga nje etnitet shume me i zhvilluar sesa italianet…dhe keta jane gjermanet…( Ndoshta mbrapa tyre edhe amerikanet).…..

  2. Merni nje prokuror te huaj dhe le ta hetoje ai kete “te paidentifikuarin”, e nxjer ai eshte Olsi Rama apo dikush tjeter. Se tani nuk mbeti ishull per t’ja falur per korruptim.

  3. Nje person 45 vjec me floke te shkurter qe perdor makinen e nje personi 45 vjec me floke te shkurter? Hmmm kush mund te jete…
    Si ka mundesi qe e dine kaq sakte moshen por jo identitetin e personit? Kur policite ne Europe raportojne per persona te paidentifikuar ne kerkim zakonisht japin nje marzh moshe 5 deri ne 10 vjecar. Nuk i bien ne koke.

    1. Duhet me pyt tahir moterqirajn, se ai ka eksperience me makinat. Alqis baltas goro bythas tavasvangjosmutisEc librazhdi.

  4. Në denoncimin shumë të vonuar të Z.Bardhi, që lidhet me skandalin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, ashtu siç pohon edhe Lapsi, më shumë se fakte, ka indicie që të çojnë tek Z.Olsi Rama. e që janë të ngjashme me ato të ish ministrit të mbrendshëm Tahiri.
    Indiciet të çojnë tek ai për faktin se është përdorur po i njejti automjet me të njejtat targa , edhe të tre të arrestuarve, edhe të “panjohurit” të katërt, siç përdornin trafikantët e Vlorës makinën e Tahirit.
    Në fakt, ndonëse Z.Bardhi kishte paralajmëruar publikisht tek Fevziu se do të sillte prova e fakte që e implikonin Olsi Ramën me ngjarjen e Xibrakës, nuk arriti ta bënte këtë, pasi ndeshi në zhurmimin e dy avokatëve të zellshëm e të përhershëm të Ramës në media, Baton Haxhiut e një “pedagoge” bjonde emri i të cilës nuk po më kujtohet.
    Shquhet Z.Bardhi si një polemist zë lartë deri në ulërima, por para të thirrurave të këtyre dy avokatëve që luanin rolin e të revoltuarve,, ai pothuajse nuk u dëgjua e dëgjuesit nuk morën vesh se cilat ishin indiciet e jo më faktet.
    Ndonëse e kam të ruajtur në kujtesë skandalin me laboratorin e Xibrakës, e dështimin e policisë shqiptare për ti kapur në flagrancë autorët e prodhimit e tregëtimit të kokainës, ndonëse ishin njoftuar nga policia e fshehtë gjermane, si një ngjarje nga më të rëndat në Shqipëri.
    Ndërkaq me keqardhje mund të them se nuk është Z.Bardhi personi i duhur për të bërë këtë denoncim.
    Është një fakt i njohur nga gjithë shqiptarët, se Z.Bardhi me shpalljen e Z.Berisha non grata, ka hedhur publikisht nëpërmjet mediave akuza shumë të rënda për te.
    Ndërmjet tyre , ai nuk na ka shpjeguar se pse e ka quajtur Berishën që tani e ka shpallur si kryetar të tij, si “babain e Zenit” me sens pezhorist.
    Nëse do të kishte kurajon që të shpjegonte akuzën për “djalin e Berishës”, do ta besonim më shumë edhe akuzën e tij për “vëllain e Edit”

    1. Diferenca ndermjet te dyve eshte se babai i zenit megjithese ka kunder gjysmen e botes eshte akoma aty, kurse qeveria rames me gjithe ramen po shkermoqet dita dites.
      Pyeteni vehten, pse?

      1. Besoj se komentuesi të cilit ti i replikon ka shqetësimin se: Atë që Berisha e ka denoncuar që kur ndodhi Xibraka dhe nuk u morën parasysh, sot kur zullumi është trashur nga edvini, po përdoret nga SHËRBIMET SEKRETE TË Huaja, për të hequr edvinin dhe për të gjetur një alternativë tjetër, por jo Berishën.

        1. Nuk e duan berishen?
          Pse?
          Nese nuk e duan eshte shume e thjeshte ta largojne,
          Te nxjerrin nga xhepi fakte ashtu si i nxorren per ramen,
          Kur duan i nxjerrin.
          Jam dakort me komentuesin kur thote se bardhi duhet te sqaroje akuzat ndaj berishes,
          Por keto akuza duhet ti sqarojne edhe ata, nderkombtaret qe nuk duan berishen.
          BERISHA ESHTE AKOMA ATY.

        2. Edhe une mendoj fiks se po perdoret nga sherbimet europiane ( ndoshta gjermane sepse ata e kane hetuar dhe dhene informacionin qe para 10 vjetesh).
          Jane ose gjermanet ose amerikanet ( duke patur parasysh qe Bardhi ishte para ca kohësh ne USA ).
          Gjermanet arrestuan edhe Hashim Bythqir Thacin ( mikun e ngushte te ketij bythqirit tone ) i cili per te mbijetuar politikisht dhe penalisht ,ra dakord me ndryshimin e kufijve qe sic dihet eshte agende e propozuar nga Soros family .

          1. Mirepo gjermanet ( qe e kane shpikur kohe me pare Real Politiken sesa amerikanet filluan qe t’a praktikonin) kane tangente dhe vije drejtimi shume me te pandryshueshme sesa U.S.A e cila udhehiqet me shume nga interesat e lobeve te momentit sesa nga vijedrejtime shekullore,si ne rastin e Gjermanise, ndaj kur u vjen momenti…godasin heshturazi linjst prosllave ( ne kete rast proserbe) dhe eonturage qe i mbeshtet dhe u merr karin ne goje serbeve ( rasti tipik i Rames)!

  5. Me makine te Saje Qorrit edhe grupi Habilajve e droges.
    Me makine te Olsit edhe grupi Xhixhes se kokaines.
    Ku do gjenin grupet e droges me krahe te ngrohte se sa Ministrin e Brendeshem apo vellackon e Timonierit?

    Ec aty more qerrata Olso more djale ashik,
    sa ke vellane kryeminister hic mos ki frike,

    por kur vellacko mos jete me ne kryeministri,
    merre nga prapa e mbathja nga kjo Shqiperi .

  6. Akuzë si në filmat e soc-realizmit: I hollë, i gjatë dhe me pak kurriz të dalë…

    Tani, meqenëse Bardhi e ka ndarë mendjen dhe i kërkon SPAK të bëjë drejtësi, më poshtë ka edhe disa nga akuzat mes tij dhe Flamur Nokës, apo mes tij dhe Sali Berishës. Shkon që shkon tek prokuroria e posaçme, t’i dorëzojë dhe këto për t’u hetuar.gei bardhi te dergoje akuzat e tij per babin e zenit salihu dhe noken qe eshte futur ne bythe te salihut maj ballkonit,bardh shko ne spak bej zyrtare akuzat kunder salihut e nokes,burr bythQir nuk ka,por ndoshta ti ben dallim si bythqir

    1. Te thotë mendja se Bardhi ben kallezim rastesisht, pikerisht tani?
      Duhet te jesh shume naiv ( thene me shqip ,shume kar) qe te mendosh se Bardhin nuk e shtyn dikush nga mbrapa nga ata te cilët informacionin e kane shume me teper sesa kaq.
      RAMA ka kohe qe noton ne nje oqean te mbushur plot me mut, dhe ti mendon se do dale ne fund ( finalja po afrohet )nga oqeani i pasperkatur fare ?
      Hahahahaha
      Prit prit, se ata qe e kane inicuar goditjen, zakonisht e japin infon ne menyre te segmentuar , me qellim qe i targetuari te hutohet dhe te filloje te pranoje gjera te caktuara fillimisht sic pranoi dje Osli Rama njohjen.
      Me vone ,vijne info me konkrete te cilave nuk u shpeton dot me,sadoqe te perdridhesh!

  7. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”, denoncoi Bardhi.

    Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.

    Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.

    Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministrja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.

    1. Dhe pastaj nuk konsiderohen me indicie por prova !
      ….do fillojme prape pastaj me dardha, kumbulla e portokalle ( bostane,kunguj dhe fiq ) qe mire qe na i hane gjysma e kabinetit dhe shokeve te partise, por na i hengerkan ne padijeni te plote te Liderit dhe Timonierit te Madh, , edhe vellezerit, gruaja e trete, plus cilimijte e bere me kontribut vullnetar

  8. Katër këshilltarë aty (19 përqind e Këshillit) janë gati të mbrojnë interesin e Greqisë 17 këshilltarë apo 81 përqind e Këshillit, janë gati të mbrojnë interesin e Shqipërisë.

    Dhe kjo ndarje është shkaktuar pikërisht nga provokimi nacionalist dhe në disa rraste racist I përfaqësuesit të “Agimit te Art”, Fredi Beleri ndaj mënyrë se si kërkon të dal nga ky proces, duke pasur kundër Bashkimin Evropian SHBA dhe natyrisht drejtësinë shqiptare.

    Të vetmit aleatë që ka në këtë histori janë Berisha dhe Meta., Por ata janë tashmë njëri maj penxheres, e tjetri drejt shtatë penxhereve.Llalla i salihut dhe metaj hetoje grupin e xibrakes o shpellkare dhe prokurori i arratisur dhe i denuar me 2 vjet keshtu hani mutin e salihut ne ballkon,llala dhe gjykata kane vendosur denimin

  9. E kujte eshte kjo makina?
    Sikur i zoti t’a jape me qira kete makinen, cfare vlere do kene keto “provat”!

  10. njëri nga zëvendësit e Non-Gratës na premton se “pas një viti Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike”, domethënë kur të kthehet në pushtet “minuesi i demokracisë”, “armiku i shtypit të lirë”, “regjimi i gangsterëve”, “ordineri i rrezikshëm” dhe të tjera përcaktime për Sali Berishën të bëra nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtypi më prestigjioz i vendeve të Bashkimit Evropian.

  11. Po të jetë se SPAK do merrej me kërkesa të tilla, do kishte filluar hetim dhe për mua, dhe Belon, dhe Zenin, se ai dhe për ne u ka thënë hetojini.

    Për mua i ka thënë hetoni për vilën në Lalëz, për Belon i ka thënë hetoni për dhunën në zyrat e PD, për Zenin ka thënë hetojeni për Gërdecin etj.

  12. E si mund të shtrohet kjo pyetje!!!!
    Laboratori i drogës në zemër të Shqipërisë mundet të hapet vetëm nga ata që kanë fuqi politike in primis kryeministri.
    Ka mender b…ë njëri ta bëjë???
    Pastaj e kanë të fotografuar, inçizuar, filmuar të pa identifikuar nga prokurorët e drejtori i policisë pikërisht se ishte ai!!!!

  13. Dmth llogjika jote te thote se: nqs burri i motres se Majlinda Bregut ( e cila per me teper sot mban një post te lobuar nga kryeministri ) eshte trafikant ne bashkepunim me vellane e kryeministrit, per kete duhet te fajesohet ish kryeministri i para 2013 ?
    hahahahahahahaha

  14. Ne dijenine time Olsi Rama ka vella Edi Ramen dhe jo Sali Berishen, apo do qe t’a besh si ai polici nga Tepelena qe ne 2019 zuri gruan ne

  15. ..zuri gruan me dashnorin nje polic nga Tepelena edhe uleriti: Ah Sali Berisha, edhe kete ma bere ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *