• |
ide | kryesore

Dosja “Xibraka”/ Gazment Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për dosjen e Xibrakës, pas pas publikimit të të dhënave se vëllai i tij, Olsi Rama kishte përdorur të njëjtin mjet me Genci Xhixhën, kreun e grupit kriminal që dispononte një laborator të kokainës. Në njoftimin për mediat, janë publikuar edhe pyetjet që Bardhi i ka drejtuar Ramës në interpelancë, ku përmend edhe mungesën e reagimit nga ana e kryeministrit për këtë çështje.

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit ka pranuar se njeh një nga personat që përfliten në dosje, por jo atë për të cilin e akuzon Gazment Bardhi.

Lexo edhe: Reagon Olsi Rama: Nuk e mohoj që e njoh një nga personat në dosje

NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në vijim të të dhënave të bëra publike të enjten, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, si dhe kërkesës zyrtare të dorëzuar të premten pranë SPAK për nisjen e hetimeve penale ndaj tij dhe rihapjen e procedimit penal të pezulluar nr.335/1-2016 për identifikimin e bashkëpunëtorëve të paidentifikuar, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ndërmarrë një tjetër iniciativë.

Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, në seancën e datës 4 Prill 2024.

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/1-2016, Bardhi kërkon që Kryeminsitri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 cështje:

1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

“Duke qenë se kjo çështje përbën shqetësim madhor dhe një çështje me natyrë urgjente për opozitën parlamentare, si dhe dhe në kushtet e një mungese tërësore të reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë përfshirjen e kësaj kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin në rendin e ditës të seancës së datës 04.04.2024.” – thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi dhe që pritet të depozitohet nësër në mëngjes për shkak të pushimit zyrtar të sotëm.

 



5 Comments

  1. NE BRAVO TE MADHE PER ARBEN AHMETAJN SE I FUTI NE BURG TE GJITHE HAJDUT E RIPJLLJES thotë:

    E FILLUAN TE FUSNIN NE BURG ARBEN AHMETAJN POR BENI DO I FUS NE BURG TE GJITHE HAJDET E EDI RAMES PERFSHIRE EDHE LAL DHJERIN

  2. Thjesht Organizate Kriminale. Ne qeverite para tyre kishte korrupsion por nuk ishin organizata kriminale.Sot ky vend po vdes.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Shko rruaja, do tju qijë Gazi o debila!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *