• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal reziston në Etihad e Liverpool shkëputet, Guardiola i pabindur: “Gjithçka ende për tu luajtur”

Sport, Video
Guardiola



Përfundoi 0-0 ndeshja e madhe e javës së 30 të Premier League: asnjë gol në Etihad mes Manchester City e Arsenal, kështu që buzëqeshja është për Liverpool. Të besuarit e Klopp mposhtën 2-1 e me përmbysje Brighton. Luis Diaz (27′) e Salah (65′) firmosën parakalimin pas golit blitz të Welbeck (2′) për formacionin e De Zerbit. Liverpool tani është i pari në krye të klasifikimit, +2 nga Arteta e +3 nga Guardiola.

PEP NUK HEQ DORË

Pep Guardiola këmbëngul se gjithçka është ende për tu luajtur pas barazimit pa gola të City në Etihad me Arsenal. Megjithatë, duke reflektuar mbi atë që ishte një përballje e vështirë në Etihad me Gunners, Pep deklaroi se ishte mëse i lumtur me lojtarët e tij, me City në garë për trofeun e Champions dhe FA Cup. “Arsenali është një ekip i jashtëzakonshëm, i menaxhuar mirë dhe lojtarët janë të mirë, por në këndvështrimin tim ne jemi ende ekipi”, deklaroi tekniku i City. “Në shumë gjëra mund të jemi më mirë, por unë jam i kënaqur. I thashë skuadrës, mos u trishtoni. Unë i njoh lojtarët e mi, si sillen dhe si përpiqen. Unë i jap meritat Arsenal. Nuk do të ishim këtu në gjysmëfinalen e FA Cup, çerekfinalen e Champions dhe të luftojmë për titullin e Premier League, nëse nuk jemi ekipi për tu mundur.

A është Liverpool tani favorit: “Po. Gjithmonë ai që është i pari është favoriti, i dytë është Arsenal, të tretët jemi ne. Nuk është në dorën tonë. Gjithçka që mund të bëjmë kundër Aston Villa është të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Kur ishim në krye ishim favoritë sepse fati ishte në duart tona, por tani nuk është”, tha Guardiola.

SITUATA E TRIUMVIRATIT

Pas ndalesës në Etihad – barazimi ynë i parë pa gola në Premier League që nga marsi 2022 në transfertën e Crystal Palace – Liverpool mori kryesimin pas fitores së tyre të mëparshme 2-1 në shtëpi ndaj Brighton. Skuadra nga Anfield tani ka 67 pikë me Arsenal në vendin e dytë me 65 dhe City i treti me 64 pikë, me të tre pretendentët për titull që kanë luajtur 29 ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *