• |
ide | kryesore

Punëtori ra nga lartësia dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i kompanisë në Tiranë

Arkiva



6 persona njoftohet se janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Mësohet se lidhur me ngjarjen e djeshme ku një punonjës ndërtimi ra nga lartësia dhe ndërroi jetë, është arrestuar administratori i kompanisë nënkontarktore për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Po ashtu njoftohet se 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje, 2 persona ranë në pranga për shkak se kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe një person është arrestuar sepse iu gjend një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një përforcues grushti.

Njoftimi:

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– Xh. D., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj;

– A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një përforcues grushti.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *