• |
ide | kryesore

Fatmir Pjetri i “Bandës së Babagjyshëve” mbyllet në regjimin “41 bis”

Arkiva, Lajme, Të fundit
pjetri



Fatmir Pjetri, i dënuar me 30 vjet heqje lirie si anëtar i të ashtuquajturës “Banda e babagjyshëve” është futur në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ai është dënuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Kërkesa për futjen e tij në regjimin e posaçëm është bërë nga SPAK dhe është miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Shkak është bërë sjella e tij në qeli dhe dyshimet për ruajtjen e kontakteve me jashtë. Pjetri do t’i nënshtrohet regjimit “41 bis” për 1 vit. Ai ka qenë edhe i izoluar në këtë regjim edhe në nëntor të 2021.

“Banda e babagjyshëve” ka qenë mjaft aktive gjatë periudhës janar – dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë Krujës, Kuçovës dhe Durrësit ku janë grabitur me armë disa argjendari. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjen e një argjendarie. Pas kësaj argjendarie ata morën edhe emrin.

Fatmir Pjetri u arrestua në Holandë në 24 nëntor të 2017 dhe u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Ai u rikthye në vëmendje pas tentativës së dështuar për arratisje nga burgu i sigurisë së lartë 313 së bashku me Arbër Cekajn. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: VIDEOLAJM/ Momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen nga burgu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *