• |
ide | kryesore

Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, ekstradohet nga Belgjika shqiptari i dënuar me 24 vite burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar i dënuar nga autoritetet shqiptare me 24 vite burg për disa vepra të rënda penale është ekstraduar nga Belgjika. Interpol Tirana njofton se është ekstraduar Dritan Kola, alias Mark Kola, 43 vjeç. Kola rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa njihet edhe si pjesë e grupit të grabitësve të “Babagjyshëve”, të cilët disa vite më parë grabitën në një qendër tregtare.

Sipas policisë, Dritan Kola ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer disa grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Ky shtetas, në vitin 2014, në bashkëpunim me shtetasit F. P. dhe M. Sh., ka vjedhur me armë në një kompleks në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2014, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *