• |
ide | kryesore

Itali: Shqiptari vdes në vendin e punës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punëtor 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincën e Milanos.

Për arsye ende të paqarta, çatia e godinës është shembur dhe punëtori ka rënë nga shkalla, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë. Viktima ishte pronari, së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *