• |
ide | kryesore

Mbërrijnë sheikët arabë: Zhang negocion shitjen e Inter

Sport
Zhang



Papritmas… arabët. Me skadimin e huazimit të Oaktree pas një muaji e disa ditësh, Steven Zhang provon një goditje të befasishme dhe negocion shitjen e Inter tek një anëtar i dinastisë sunduese saudite Al-Saud, e cila ka bazën e saj te Princi i Kurorës Mohammed bin Salman. Kështu, nuk bëhet fjalë për fondin e zakonshëm shumë të pasur Pif, por një blerës që bën pjesë në rrethin e familjes mbretërore të Riadit.

Ky është lajmi i bujshëm që shkruan Corriere della Sera, që shpjegon se negociatat drejtohen personalisht nga presidenti i Inter me ndihmën e bankave të investimeve Goldman Sachs dhe Raine, të cilave prej kohësh u është besuar detyra për të punuar për riorganizimin financiar të kompanisë. E gjitha kjo, megjithatë, duke shpjeguar se burime të klubit thonë se takime ka pasur edhe në të kaluarën dhe të gjitha kanë mbetur të tilla. Me pak fjalë, është duke u folur pastaj mbetet për tu parë.

Lajmi, shkruan Corriere, ka gjetur shumë të dhëna, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, duhet trajtuar me shumë kujdes. Mes negocimit dhe shitjes ka shumë por, para së gjithash pozicioni i Oaktree me të cilin presidenti zikaltër po përpiqet prej disa kohësh të gjejë zgjidhjen e duhur për një rifinancim të mundshëm të borxhit prej 250 milionë, plus 70 interesa, që skadon më 20 majin e ardhshëm.

SHITJA E INTER DUKET E SIGURTË

Oaktree mbetet thelbi i çështjes për disa arsye. Para së gjithash sepse e detyron Inter në një garë me kohën, duke i dhënë Zhang domosdoshmërisht një diferencë të reduktuar, si ekonomike ashtu edhe kohore, për të marrë maksimumin nga shitja e mundshme. Inter vlerësohet jo më pak se një miliard e dyqind milionë euro. Ja përse, me familjen mbretërore saudite tashmë dukshëm të interesuar për marrëveshjen, fondi amerikan mund ta gjejë të përshtatshme të zbatojë zotimin e Inter dhe të fillojë një diskutim të ri dhe më fitimprurës me arabët.

Në çdo rast, megjithatë, nëse interesi do të kthehej realisht në një shitje konkrete, e ardhmja e Inter do të ishte në duart e arabëve. Ky do të ishte një lajm i mirë për tifozët e shumtë zikaltër, pavarësisht nëse është Zhang apo Oaktree që e shet. Më mirë se kaq, në vitin e yllit, vërtet nuk ishte e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *