• |
ide | kryesore

Kryemadhi godet Metën: S’ka nevojë për prerje kokash, meritokracia ka më shumë rëndësi se servilizmi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash. Pas përplasjes politike me Ilir Metën, Kryemadhi u shpreh se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja.

Detyra e një anëtari të partisë, tha Kryemadhi, nuk është të vijë me piaggo dhe nesër të largohet me Range Rover.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duyke zgjidhur probleme.

“Në një parti politike, meritopkracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi. Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj.

Tradhtarët në krye të PL, ku nga këto një prej tyre jam unë, ju ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën. Aq më shumë shumë djem dhe vajza të reja të cilët nuk kanë pasur mundësinë që nga largimi i Petrit Vasilit nga drejtimi, dyert e PL kanë qenë të mbtyllura,.

Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash, sepse nuk ka cfarë koka të presë. PL ka nevojë për një program dhe hapësirë të re që ui krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo atyre që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës.

Votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duyke zgjidhur probleme.

Detyra jonë është ti hapim, sytë njerëzve, të forcojmë institucionin e familjes sepse familja e vogël bën familjen e madhe.

Detyra e një anëtari të partisë nuk është të vijë me piaggo dhe nesër të largohet me Range Rover”, tha Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *