• |
ide | kryesore

Protesta/ Dorjan Teliti: Qytetarët janë të vjedhur dhe jo të varfër

Lajme, Të fundit



Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit, kundër dosjes 5D. Teliti theksoi se Veliajn e ka kapluar një frikë dhe është fshehur pas policëve dhe bllokimit të derës. Po ashtu Teliti ka deklaruar se qytetarët e Tiranës janë të vjedhur dhe jo të varfër.

“Të dashur protestues shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve nuk është e tij. Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për tu dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për tu dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes. Janë të mbyllur për biznesin por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D. Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund ti shërbenin shume Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin. Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të pagueshisn 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet,” tha Teliti.



2 Comments

  1. Veliaj mezi priti te shkoje ne Veneto, me miqte e tij te Mafias te cileve u jep 50% te pagesave te bashkise per mbeturinat..me nje kompani te kote qe quhet Eco Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *