• |
ide | kryesore

Lady Gaga shtatzënë për herë të parë?

Paparazzi, Slider


Lady Gaga ka nxitur së dundmi aludimet se mund të jetë shtatzënë.

Artist u shfaq në dasmën e së motrës, Natali Germanotta, e veshur me një fustan të zi dhe me një bark paksa të rrumbullakosur. Gaga shoqërohej nga partneri i saj Michael Polansky.

Menjëherë pas publikimit të fotos fansat reaguan të entuziasmuar në rrjetet sociale.

“Ajo duket shtatzënë dhe e lumtur”; “Një bebe ‘monstër’ po vjeeen”; “E duaa! Mezi pres të vijë në jetë bebi Gaga” ishin disa nga komentet.

 

Vetë këngëtarja ka folur më parë në një intervistë për The Insider për planet për një fëmijë.

“Një ditë dua të kem një fëmijë, por më vonë. Jo tani afër. Dua të jem nënë. A nuk është fantastike ajo që ne gratë mund të bëjmë? Mund të mbajmë një njeri brenda nesh dhe ta rrisim. Më pas, kur fëmija lind, puna jonë është ta mbajmë të shëndetshëm”, u shpreh ajo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *