• |
ide | kryesore

Tudor drejt largimit nga Lazio pas 3 muajsh e Curva Nord e fyen: “Njeri mu*i”

Sport
tudor


Zgjati më pak se tre muaj aventura e Igor Tudor në pankinën e Lazios. I shpallur më 18 mars si pasardhësi i Maurizio Sarri, tekniku kroat udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit për në Europa League. Vetëm se pas kësaj diçka u prish në raportet me drejtuesit e klubit. Në ditët e fundit ka pasur disa takime të cilat kanë nxjerrë në pah diferencat mes palëve në merkaton e transferimeve dhe perspektivat e skuadrës. Tudor, pasi u largua për pushime, vendosi të bënte një hap prapa dhe të jepte dorëheqjen. Njoftimi zyrtar pritet në orët në vijim.

Kalvari i gjatë i luhatjeve mes klubit dhe Igor Tudor, që nuk arritën të kapërcenin diferencat në pikëpamjet e merkatos dhe në perspektivat teknike të skuadrës, ka mërzitur edhe tifozët e Curva Nord. Ultrasit bardhekaltër natën, mes të martës dhe të mërkurës, vendosën një pankartë kundër trajnerit kroat jashtë stadiumit Olimpico. “Si trajner për t’u vlerësuar, si njeri Tudor njeri mu*i” shkruhet në pankartën fyese.

Lexo më tejPresidentin e Lazios e zë gjumi në Senat kur flitej për të ardhmen e futbollit: Lotito zgjohet nga De Laurentiis

Në postimin që shoqëron foton, shkruhet fjalia e mëposhtme: “Vlera e një njeriu të komanduar shihet nga mënyra sesi ai ka marrëdhënie jo me ata që janë sipër, por me ata poshtë tij!! Një lojtar, një magazinier, një masazhator, të gjithë kanë të njëjtën vlerë!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LA VOCE DELLA NORD (@vdn_official)


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *