• |
ide | kryesore

E rëndë në Dhërmi/ Zhduket recepsionisti i hotelit, policia E kanë vrarë me armë zjarri!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një ngjarje të rëndë është zbardhur ditën e sotme në Dhërmi. Mësohet se një 31-vjeçar që punonte si recepsionist në Dhërmi nga Tirana, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Ndërkohë që mësohet se rreth orës 00:30, i riu është qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar nga Tepelena që banon në Angli.

Pas vrasjës, 43-vjeçari është larguar drejt Greqisë. Sipas policisë janë shoqëruar deri në këto momente 29 persona, për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *