• |
ide | kryesore

Zhdukja e recepsionistit në Dhërmi, flet kolegia e tij: Nisi punë 5 ditë më parë

Arkiva, Lajme, Të fundit
dhërmi


Paola Spaho, recepsioniste në hotelin në Dhërmi ku dyshohet se u qëllua me armë zjarri, sipas policisë, 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, ka folur për ngjarjen. Ajo është shprehur se 31-vjeçari kishte nisur punë vetëm para 5 ditësh, ndërsa aty ishte prezantuar si një person që nuk njihte asnjë nga drejtuesit e hotelit.

“Mbrëmë në 22:30 e kam lënë turnin dhe më ndërroi ai. E kisha për ta ndërruar turnin në orën 23:00, por erdhi më herët. Unë fle këtu në hotel dhe nuk kam ndjerë asgjë. Mami ka qenë duke fjetur. Unë po rrija në celular. Na ka çuditur shumë pasi ata të dy nuk kishin ndonjë kontakt ndryshe nga të tjerët.

Unë e kam marr vesh ngjarjen nga ora 09:00 sot në mëngjes kur erdhi mami më solli mëngjesin. Mesa thonë këta, ngjarja ka ndodhur te parkimi, te dhomat e stafit. Ne do të vazhdojmë punën. Policia na ka marrë në pyetje. Kemi dhënë deklarata për atë informacion që kishim.

Dhërmi

Ai erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur. Fillimisht kërkoi punë si barist. Më pas, këta i thanë që do të presësh sa të fillojë bari, por tani mund të punosh në recepsion”, – është shprehur Paola Spaho. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes.

Gerald Shehu, me orogjinë nga Tepelena dhe banues në Britani, bashkëpronar i hotelit në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Nevruzit, 31-vjeç nga Tirana. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa 43-vjeçari Shehu është arrestuar në Greqi. /Syri.net

LEXO EDHE: Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit në Dhërmi


1 Comment

  1. Gjynahet e njipasnjishme te Mirvjen Haxhialiut (Mirvjen Nino nga gruaja dhe sic njihet neper tirane pasi ka nderruar para ca vitesh mbiemrin e tij me te gruas) perseriten brez pas brezi, kete here me dhendrrin protagonist, (burrin e Jona gojores) , qe paska ordiner kriminel langaraq dhe BQ sic eshte dhe vete.
    Para ca vitesh ky mashtrues (vjehrri Mirvjen) mori ne qafe vellezrit e tij Iglin dhe Sokolin, i coi ne varr pikerisht prej marifeteve dhe mashtrimeve te tij ndaj nje tipi nga Nikla qe i mori pa lek materialet e ndertimit per te realizuar pa kosto hotelin e mallkuar Greccia, dhe borxhliu mori hak tek pikerisht tek ata. Vjeni mendonte qe njerezit jane qypa dhe ky mund ti grabise si te doje, por ja qe i doli per hundesh.
    Me dy vellezer ne varr, paqen dhe lekun e shpejt, mashtroja e gjeti ne ambasaden shqiptare ne Londer ku Greta (qe ja paska ndryshuar emrin ne Gentiana Nino ndofta per te humbur gjurmet) ishte konsulle e ambasades.
    Para ca muajsh po Mirvjeni doli ke STOPI, po per mashtrim dhe sic thane u arrestua.
    Tani ky episodi tjeter, perseri me protagonist pentiton (se kshu njiet ne vendin e origjines se vet Berat) , qe sju nda tersi qe ky hale vete kerkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *