• |
ide | kryesore

JLo dhe Affleck shesin rezidencën e tyre mes aludimeve për divorc

Paparazzi, Slider


Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se po shesin rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills mes thashethemeve  për divorc.

Çifti i Hollivudit ka angazhuar sekserin Santiago Arana  për të lehtësuar shitjen, sipas TMZ. Pavarësisht ekspozimit të pronës për dy javë, ende nuk ka blerës serioz. Çifti shpreson të marrë rreth 65 milionë dollarë për shtëpinë, pasi ata po përballen me një goditje të konsiderueshme financiare për shkak të komisioneve të ndërmjetësit, një takse të re mbi pronat me vlerë të lartë dhe rinovimet e shumta.

Pasuria prej 43,000 metrash katrorë, e blerë nga Lopez dhe Affleck në maj 2023 për 60.85 milionë dollarë në para, përmban 17 dhoma gjumi, 30 banja, parkim për 80 automjete, një kompleks sportiv të brendshëm, një bar sportiv, zona relaksimi në natyrë dhe një pishinë.

Vendimi i çiftit për të shitu pronën  vjen mes spekulimeve në rritje për mosmarrëveshjet e tyre martesore. Raportet sugjerojnë se Affleck ka qëndruar në një banesë të veçantë dhe Lopez është parë duke kërkuar për shtëpi me një mik. Aktori  gjithashtu është parë pa unazën e tij të martesës, duke i nxitur më shumë spekulimet. Burime pranë çiftit thanë për Us Weekly se ata tani janë në “dy faqe krejtësisht të ndryshme”, me Ben që ndihet i lodhur nga martesa dhe nuk pajtohet me stilin e jetës së JLo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *