• |
ide | kryesore

Billy Ray Cyrus bën kërkesën për divorc nga artistja

Paparazzi, Slider


Billy Ray Cyrus bëri kërkes për divorc nga Firerose  pas më pak se një viti martesë, mund të konfirmojë ET.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga ET, aktori i Hannah Montana dorëzoi dokumentet më 23 maj në Williamson County, Tennessee.

Ai e rendit datën e ndarjes si 22 maj dhe arsyen e zgjidhjes së martesës e ka përmendur si “ndryshime të papajtueshme” dhe “sjellje të papërshtatshme martesore”. TMZ ishte i pari që raportoi për divorcin.

Këngëtari i “Butterfly Fly Away”, dhe Firerose  u martuan më 10 tetor 2023 në Franklin, Tennessee. Çifti e shpalli lajmin e në Instagram.

“23/10/23 do të jetë gjithmonë dita më e bukur dhe e gëzueshme që dy shpirtrat tanë u bashkuan në një  martesë të shenjtë”, shkruan ata në postimin, ku shfaqet çifti i përqafuar në një majë mali.

Çifti, i cili u njoh për herë të parë në xhirimet e Hannah Montana, përpara se të bëheshin bashkëpunëtorë muzikorë, u fejuan në gusht të 2022-shit.

Ata folën për marrëdhënien e tyre në një intervistë me Good Morning America gushtin e kaluar, vetëm disa ditë pasi ish-gruaja e Billy Ray, Tish, gjithashtu u martua përsëri —  me aktorin e Prison Break, Dominic Purcell.

Kjo do të shënojë divorcin e tretë të tij. Ai ishte martuar më parë me Cindy Smith (1986-1991) dhe më pas me Tish. Ata u martuan në dhjetor 1993 dhe u divorcuan në prill 2022 pas gati tre dekadash martesë.

Billy Ray dhe Tish kanë tre fëmijë – Miley, 31, Braison, 30 dhe Noah, 24. Artisti adoptoi gjithashtu fëmijët e Tish, Brandi, 37, dhe Trace, 35 vjeç./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *