• |
ide | kryesore

Vula/ Berisha: “Sot e mundëm Ramën”. A është e vërtetë?

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama berisha vula


Në fjalimi që mbajti për militantët e mbledhur poshtë shtëpisë së tij, me rastin e vendimit të Gjykatës së Apelit  që i riktheu vulën shumicës së cilës i takonte, Sali Berisha e përshkroi këtë ngjarje si një humbje për kryeministrin Rama. “Edi Rama sot flet me vete, ai sot nuk fle”, i tha kreu i PD militantëve, duke falenderuar për këtë akt tre gjykatëset që morrën vendimin se grupimi i Lulzim Bashës nuk mund të ishte pjesë e procesit, në rolin e ankuesit, në sagën për vulën. 

Edhe të pranishmit e tjerë që morën fjalën e konsideruan vendimin e sotëm si fitore ndaj regjimit, në një nga betejat me të. “A do të ishim ne në këtë ditë, nëse nuk do të ishin mbushur sheshet në mitingjet e mëdha dhe në protestat e tjera?! E pamundur. Regjimi thjesht u mund në një nga betejat e shumta” i tha të pranishmëve analisti Artan Hoxha.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Çfarë fshihet pas “dhurimit” të vulës 

Ndërsa gjatë një inteviste për emisionin Task Force të Sonila Meços, numri 2 pas Berishës, Flamur Noka u shpreh: “merr fund e gjithë loja e Edi Ramës dhe regjimit për të mbajtur peng forcën tonë politike. Zëri i demokratëve më në fund u dëgjua, në oazin e drejtësisë politike u pa që ka filiza që lindin mbi rrënjët e së drejtës dhe jo mbi politikë. Dhe kjo e dëshmoi këtë sot. U referohem të treja zonjave gjyqtare që shqyrtuan këtë vendim dhe treguan që në këtë oaz politik të drejtësië politike ka dhe filiza që rrënjët i kanë te ligji dhe jo te urdhrat”.

Pra, po të të rekesh të kuptosh qëndrimin politik të PD-së pas kësaj ngjarjeje ai është i tillë: Atij që ata e konsiderojnë regjim, i ka ndodhur një incident, i kanë shpëtuar tre gjyqtare të ndershme dhe të pa kapuara, që kanë bërë drejtësinë e vërtetë.

Ata bëjnë sikur harrojnë se askush nga sekserët e mazhorancës nuk është parë këto ditë pranë apelit të Tiranës dhe zërat për një trysni politike kanë munguar. Ata gjoja nuk e vënë re se, që pasi Gjykata e Lartë e riktheu çështjen, duke kërkuar përjashtimin e seksionit Basha- Alibeaj si palë, sinjali ishte dhënë. Ata nuk duan të kuptojnë se, për herë të parë në sagën mbi dy vjeçare të këtij procesi, përfaqësuesi i ambasadës amerikane nuk e pa të arsyeshme të ishte prezent në sallë.  

Të gjitha këto “përkime” mund të bëjnë të mendosh edhe për një hipotezë tjetër: Se çështja e mbajtjes peng të vulës u bë aq diskredituese, sa ai që PD e etiketon si regjim, ka vendosur të përdorë armë të tjera brenda sistemit të drejtësisë për të luftuar opozitën. Ky version duket më i besueshëm kur mendon se në regjim nuk mund të ketë incidente të rastësishme.

Vendimi/ Demokratët i gëzohen vulës, Berisha zyrtarisht kryetar i PD

Pra opozita, para se të dalë me linjë politike për këtë çështje, duhet ti japë përgjigje një dileme: ose jemi në një sistem autokratik me drejtësi të kapur, ose kjo nuk është e vërtetë dhe prandaj në sallat e gjyqit mund të jepet edhe drejtësi. PD kësaj dileme nuk i ka dhënë ende përgjigje. Dhe për ironi të fatit, kreu i saj, që shpalli sot mposhtjen e Ramës përmes tre gjykatseve, e kumtonte këtë nga ballkoni i izolimit, ku pretendon se e ka mbyllur kryeministri, përmes mashave të tij në drejtësi.

©Lapsi.al

 


39 Comments

      1. E vërtetë është.
        Sot e mundën Ramën.
        Mot më 2025, e ka radhën Rama të mund Berishën.
        Kështuqë barazim mbeten.

    1. Vendimin sot e moren oligarket e perbashket dhe ortake te Rama-Berishes. Vendimin e mori Zamir Mane, Sander Frangaj, Bashkim Ulaj, etjetj.

    2. Doktori esht rikthyer athere kur fjala rikthim as nuk egzistonte. Sot e ka buk me djath.
      Rikthimi i Sali Berishes esht i pashmangshem.

      Duroni dhe do shikoni.

    3. Nëse ka vërtetë drejtësi atëherë duhet të themi se vendosi drejt. Që tani e tutje kujt ti doje qejfi mund të mbledhë ca njerëz dhe të shkarkojë Edi Ramen nga kryetar i PS dhe të vendosë veten si kryetar….
      Unë mendoj se ka këto opsione diskutimi përveç atij me lart.
      Drejtësi e kapur nga Rama= e kupton qe Berishën e mund me lehte, e mbajti në diskutim çështjen e vulës sa i përçau dhe diskreditoi të dy palët.
      Drejtësi e kapur nga ndërkombëtarët = Sakrifikoi një të paaftë si Basha për te shpëtuar reputacionin e Reformës ne Drejtësi. Nxorri Sali Berishën përballë Ramës me perspektivën e një humbje diskredituese pas një viti.
      Ky vit do jetë viti i fundit i ekzistencës të PD

  1. Në drekë rroftë drejtësia e pavarur, në darkë poshtë drejtësia e kapur!

    Imagjino për një moment sikur trupa gjykuese të kishte dhënë vendim tjetër! Imagjino që do t’u kërkohej llogari që në brezin e shtatë, do t’i gjendeshin nga ishin e nga s’kishin lidhje e farefisni, do anatemoheshin, linçoheshin dhe kërcënoheshin si vegla dhe si të përdorur nga Edi Rama.

    1. Pra me shqip thuhet qe nuk ka shpresa qe Partia Demokratike te marre pushtet.Edhe kur ka pasur nuk ka pasur fuqi te beje asgje kunder atyre qe e perdhunuan Shqiperine sot e 80 vjet.
      Pra mund te themi qe Shqiperia ka kohe qe ka shkuar ne PS.
      E kam fjalen per ate shprehjen mijera vjet para se te dilte nje parti PS.(shkofsh ne PS)

  2. Që drejtësia është kapur as ka dyshim. Që Amerika ka ndryshuar qëndrim kjo dihet dhe që ka ndikuar në ndryshimin e situatës politike. Dhe kjo për të larë veten nga sjellja e saj dashakeqe funksion të demokracisë, por u ngeli kocka në fyt nga Berisha qëndrestar e konsekuent në parimet demokratike e mbrojtjes së pluralizmit.

  3. Epo kjo eshte politika. Ka nje moment per te bere viktimen, nje moment per te bere fituesin. Gjithkush qan humbjet dhe feston fitoret. Nuk mund te qash fitoret dhe te festosh humbjet. Politika vazhdon… Nese thua Edi Rama kontrollon drejtesine eshte e mjaftueshme qe Rama te kontrolloje edhe 20% te saj sepse normalisht duhet te kontrolloje zero. Rama e kontrollon drejtesine dhe nuk ka nevoje per gjykates qe te na binde se Berishes i takon PD-ja.

  4. Serish Saliu nuk kupton qe duhet te jete i pari te beje hapin te largohet tashme qe partine ja hoqi Lulit! Pra te iki Saliu, qe te iki Edi, Likja, Basha e Veliaj! Ikni o te shpifur, ikni se e bete serish komunizem kete vend! Ka plot PD njerez qe mund te mundin Edi drogen me soj e sorrollop por ti Sali nuk e mund dot me kurre!

  5. PARODI

    Apologjia e Berishës- S’jemi më vulëhumbur!

    Të dashur demokratë e qëndrestarë,
    sot është një ditë e shënuar për ne,
    tash gjykata na dha vulën e PD-së,
    fituam betejën, fillojmë një histori të re.

    Gjyqtaret guximtare kryen aktin e madh,
    ato si trime guxuan dhe thanë të vërtetën,
    është akt revolucionar në kohë mashtrimi,
    mirënjohje për këto patriote që dhanë të drejtën.

    Kunatën e motrës së ndrikull Ballukut,
    jam penduar që para tre viteve kam sharë,
    sikur kaloi vetingun me urdhërin e Ramës,
    dhe festoi fitoren e PS me yll të kuq n’ballë.

    Po ja që e vërteta më doli ndryshe,
    dhe si “rrallëherë” i’a kam futur kot,
    jo se jam në marrëveshje me Ramën,
    me urdhër të Edit vulën s’do e merrja dot.

    E tha mirë dhe Flamur Noka i madh,
    tani Carlo Bollino leshtë të na rruajë,
    boll na çanë kokën me propagandë,
    dhe vulëhumbur më mos të na quajë.

    Na u deshën rreth 3 vite sorrollatje,
    lart e poshtë në gjykata për një vulë,
    e gjitha një sagë qesharake kot,
    se Lul besëpreri donte me na e ngul.

    Tani s’kemi më nevojë për Lul Bravën,
    edhe himnin e gjetëm kush do e këndojë,
    bukur e këndoi sot njëri poshtë ballkonit,
    të rruga e shpresës e vërteta do triumfojë.

    Edhe nata më e errët do të kalojë,
    dielli shndritshëm do të lindë sërisht,
    sepse autokracitë dhe diktaturat,
    bien e s’mund të jetojnë përjetësisht.

    Pastor Akili tha me plot të drejtë,
    se Perëndinë s’e vini dot në lojë,
    njeriu ç’të mbjellë atë do korrë,
    s’merr dot me dredhi çfarë të dojë.

    Ka një aksiomë universale miq,
    Zoti i do qëndrestarët e guximtarët,
    të rruga e shpresës ju ishit të tillë,
    dhe ju i mposhtët narkoshtetarët.

    Në fakt le t’a themi mes nesh,
    që Zoti ka kohë që ka rënë,
    e vërteta ka dalë sheshit hapur,
    por s’kemi kellqe për t’a thënë!

    Sidoqoftë ne e duam të vërtetën,
    kur flitet mirë për partinë tonë,
    sepse kemi bërë plot sakrifica,
    dhe vula patjetër që na takon.

    Tani ngelet vetëm lirimi im,
    ngela majë ballkonit përnatë,
    nga kushtrim për liri demokraci,
    po duket si parodi për gallatë.

    Ne jemi seriozë e do ndryshojmë,
    le të bashkohemi rreth flamurit tonë,
    të ngrihemi në lartësinë e situatës,
    pa filluar zgjedhjet sa nuk është vonë.

    Ne jemi gati të sakrifikojmë akoma,
    për pluralizmin dhe interesin kombëtar,
    për dinjitetin e shqiptarëve kudondodhur,
    dhe për demokracinë që e kanë marrë.

    Unë do jem përherë pranë jush,
    edhe majë ballkonit po qe nevoja,
    dhe po më burgosën prapë do flas,
    veç të vërtetën e lirinë do kërkoja.

    Fitorja e sotme do shënohet në histori,
    jo si një fitore kundër një narkoshteti,
    por si një betejë epike për një vulë,
    e ku luftuam në parti ne mes vedi.

    Edhe njëherë po ju premtoj këtu,
    do ju frymëzojmë e japim shpresë,
    nuk do ju lëmë kurrë në baltë,
    ne s’jemi si Luli që të pret në besë.

    Prandaj ju ftoj të bashkohemi,
    të lidhim besën për shpëtim,
    të fitojmë e të vijmë në pushtet,
    sapo të realizohet lirimi im.

    Tani PD do rikthehet fuqishëm,
    le të trembet tirani kleptokrat,
    t’i mbushim sheshet dhe rrugët,
    t’a bllokojmë e t’a zëmë mat.

    Ju ftoj të gjithëve në protesta,
    edhe po s’erdhët s’ka problem,
    veç t’a dini që unë jam shpresa,
    për këtë mos kini asnjë dilemë.

    Vetëm me mua e mundim Ramën,
    në PD lider si unë të tjerë nuk gjen,
    kush ka kurajo bujrum të dalë,
    veç si Lul Basha mos të jetë legen.

    1. Pse e shan kot artikullin e lapsit e i thua artikull kari? O analfabet i orës 07.20? Pse bën koment bythe? Secili ka mendimin e tij. Po s’të pëlqeu jep argumentat e tua. Le që ç’argumenta do japësh ti! T’i mirë që shkruajte dy fjalë.

  6. Tani qe mori vulin, te hapi krahun Saliu dhe te tregoj qe gjithcka e ben per interesin e demokrateve dhe jo per interesin e familjes. Nqs ngelet vet kryetar apo vendos gocen, eshte e qart qe e ben vetem per interesin e familjes, pasi as ai dhe as goca nuk e sjellin PD ne pushtet edhe pse kan vulen. Nuk i voton ajo pjes e elektoratit gri, qe ben diferencen per ardhjen ne pushtet. Ka plot te rinj ne PD qe nuk jan akuzuar per korrupsion (te pakten deri tani).

    1. Berishës nuk ia ka hap kush krahun, por ka parakaluar duke rrezikuar, vetëm kështu mund të jesh fitues!

      1. ja do e shofim ne zgjedhje. Nuk mjaftojn militantet si puna jote per te ber rotacion. Mund ta duash sa te duash, po ai nuk e sjell dot me PD ne pushtet. Ka kontributet e veta qe nuk ja mohon njeri po tani eshte koha qe dikush tjeter te marri drejtimin. Le te jet kryetar nderi po duhet nje tjeter, ndryshe do vazhdoj avazi, u vodhen zgjedhjet e me the te thash. Demokratet kan nevoj te vijn ne pushtet, nuk kan nevoj vetem qe te ken Berishen kryetar. Nuk mjafton.

    2. Armiku i Popullit
      Ne rradhe te parezSali esht non grada
      Dhe ata we e perfaqesojne non graden
      Ne politiken e jashtme Amerike Evrop Angli
      Non grada esht i pa deshiruar
      Partia demoktatike duhet te beje zgjedhje partjake duke perjashtur klanin zBerishes dhe te krijoje nje kriesi me krietar te pershtateshem
      Per politiken e jashtme dhe te brendeshme
      Neqoftese zgjidhet e bija e tij
      Atehere partia demokratike
      Kthehet ne monarki Berishjane

  7. Doktori, një ujk i sprovuar politik, i joshi me dhurata dhe me xhingla vezulluese, përderisa të zgjidhte dy çështje kryesore:
    – Rrëzimin politik të Bashës
    – Marrjen e vulës, pra aktin përfundimtar noterial të pronësisë ndaj Partisë, godinën madhështore dhe truallin e pafund përreth…

    Tani Doktori, ka lluksin e trashëgimisë së pronës së vet, tapinë e së cilës, të gjithë ambiciozët me brirë, i dhanë një dorë që ay, ta fitonte, ta fitonte me çdo kusht, edhe duke gënjyer ujqit e rinj, si të ishin ca keca me këmborë.

  8. Tani PD, ka kryetarin “non grata” dhe pasardhësen në listë Argitën, po “non grata”. Siç mund ta shikoni, ajo po sillet qysh tani si kryetare e PD, pasi jep direktiva kë do pranojnë tani që morën vulën, kë nuk do pranojnë, me kë do bashkohen, me kë do ndahen etj.

  9. U qamë nga fitorja e Egla Cenos te Big Brother. Por skandalet spaskan të sosur. Në ferma Vip sapo u shpall fitues Dijonis Biba, një personazh asgjëbërës në fermë, i cili madje para ca kohësh doli vetë prej andej dhe më pas e ricikluan përsëri duke e futur në show . Ky personazh që mezi lidh dy llafe, me pak klasë shkollë e që urren librat, e që para pak vitesh u arrestua në Angli se u kap me një shtëpi bari dhe bëri burg nja 15 muaj sipas lajmeve të kohës, tashmë triumfoi mes personazheve të tjerë të artit dhe skenës. LEMERI! Na mbytën injorantët dhe analfabetët gjithandej. Skandal! Sidoqoftë kohë më parë uruam që Dijonisi të fitonte , vetëm për një arsye të veçantë, që ky të ishte si shembull për t’ja treguar Ramës se ka profesionistë por s’ka punë, pra nuk është siç thotë Rama. Dhe gjithashtu që në Shqipëri bëjnë përpara vetëm horrat, hajdutët, mashtruesit. Dijonisi qe profesionist, pra nga fermer hashashi në Angli, u kthye në Shqipëri në ferma VIP dhe doli fitues. Prandaj spektakle të tilla gjithmonë e më shumë do kenë më pak vlerë sepse nxjerrin fitues personazhe pa asnjë lloj rëndësie, pa thelb e pa kulturë. Edhe sikur të supozojmë se votimi ka qënë korrekt, atëherë dmth që ata që votojnë me sms në këto spektakle janë thjesht ca idiota tik toku. Nuk ngelet gjë tjetër veçse t’i bëjmë kërkesë Ramës që për edicionin e dytë të Fermës të vëjë në dispozicion ca nga djemtë problematikë të Damjanit se me siguri do dilnin fitues. Dhe në fund s’na ngelet gjë tjetër veçse t’ju themi shprehjen e zakonshme të Bes Kallakut (kabaretistit që është nën hetim nga Spaku për pastrim parash, e që edhe ky mezi lidh dy llafe se i është bërë truri dhallë nga mielli që përdor), pra JU RUJT ZOTI. Në fakt ka të drejtë Besi, kështu si po venë këto punë është bërë për t’u rujt nga Perëndia, edhe pse Besi e di shumë mirë që farsa fetare ka rënë tashmë me prova, por ai duke mos pasur këllqe nuk e pranon dot. Plus të bësh si besimtar jep imazhin e një njeriu të mirë në publik edhe pse në fakt mund të pastrosh para të politikanëve apo bosëve të drogës.

    P.S: Se thotë Berisha që Rama vjedh apo ble votat prandaj fiton. Jo mor jo! Rama ka shpopulluar qindra mijëra dhe këtu përveç administratës si kontigjent votash , kanë ngelur një masë e madhe injorantësh, horrash, bandash, analfabetësh funksionalë, që pikërisht duan sistemin e përmbysur të vlerave, sistemin e shkërdhatokracisë, por sigurisht ka edhe mjeranë fukarenj që shesin votën.

  10. A do arrestohet Batoni i Bablokut; miliona euro nga landfillet dhe Dializa?

    SPAK, mund të mos e hetojë Baton Haxhiun, për krimet që ka bërë kundër UÇK dhe kosovarëve si spiun i UDB-së e BIA-s Serbe; por ka detyrim ta hetojë, për faktin që si shtetas shqiptar e këshilltar i kryeministrit Edi Rama, është bashkë-hajdut i milionave nga fondet publike…

    Me shumë të drejtë, për aferën e koncesioneve të landfilleve, SPAK ka dhënë më shumë urdhër-arreste e dënime me burg në të gjitha nivelet, madje edhe për drejtues teknikë, menaxherë e përgjegjës turnesh, paçka se këta të fundit, nuk kanë patur lidhje me pazaret dhe përfitimet financiare, por ishin pjesë e grupit “Rama-Agaçi-Zoto-Mërtiri”.

    Ndërsa për këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, shtetasin shqiptar Baton Fazli Haxhiu, SPAK nuk po pret një urdhër-arresti, megjithëse është vërtetuar me dokumente zyrtare, që është përfitues i miliona lekëve nga landfilli i Tiranës.

    Nëpërmjet kompanisë së tij “Albanian Post Sh.p.k”, Baton Haxhiu ka marrë nga 4.4 milionë lekë në muaj te landfilli i Tiranës, si pagesa për gjoja reklama, të cilat nuk i ka bërë në portalin e tij, por si propagandë në emisionet televizive ku Babloku e dërgon si “analist”.
    Këto miliona, vertetohen me kontratën financiare, që Baton Haxhiu ka lidhur më 1 shkurt 2021 për 6 muaj, me kompaninë “Integrated Energy BV SPV” të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Blerim Hoxhës nga Kosova, mik i Baton Haxhiut.

    Pas nisjes së arrestimeve të shumta, hajduti Baton Haxhiu ndëpreu propagandën për landfillet dhe zhduku kontratën, por hetuesit e gjetën në dosjet dhe kompjuterët e kompanisë së landfillit.

    BKH e ka pëfshirë kontratën e Baton Haxhiut, në raportin hetimor që kanë dorëzuar në SPAK; por prej 2 vitesh, Baton Haxhiu nuk po merret i pandehur për këtë vjedhje në fondet e landillit, kryer në bashkëpunim me ata që janë arrestuar e dënuar për të njëjtin krim financiar.

    Përveç vjedhjes në landfille, Baton Haxhiu, duke shfrytëzuar fuqinë si këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet personale me të, është përfshirë dhe në vjedhjen e fondeve të PPP-Hemodalizës, nëpërmjet përfituesit Klodian Allajbeu.

    Prej muajit janar 2018 e në vazhdim, Baton Haxhiu paguhet si Drejtor Marketingu i PPP- Hemodializës te “Spitali Amerikan”, me pagë mujore afro 18 mijë Euro në muaj.

    Por sipas informacioneve, rezulton se ka marrë miliona lekë dhe nga koncesionet Check-up, Laboratorët, Sterilizimi i Pajisjeve Mjekësore dhe ngjyrosja e karburanteve, ndërsa te kulla e stadiumit ka marrë 250 m2 zyra për portalin e tij “Albanian Post Sh.p.k”.

    Deri tani, Baton Haxhiu është thirrur në SPAK, vetëm për 1 vilë e truall që i ka fshehur Ilir Metës, nëpërmjet blerjes fiktive; ndërkohë që përveç milionave te landfillet e PPP Hemodializa, duhet marrë në hetim për burimin financiar të 2 vilave nga 1 milionë Euro, që ka te kompleksi rezidencial “Rolling Hills” në Farkë./

    (Marrë nga Pamfleti 14 QERSHOR 2024, 11:51)

    P.S: Pyetja është pse Çim Peka e merr si analist Batonin në Syri TV? Me shumë gjasë Batoni është sekseri dhe korrieri i Ramës. E me sa thuhet te artikulli i Pamfleti , Batoni I paska fshehur edhe një vilë e truall Ilir Metës. Pra, ky është problemi më i madh në fakt, pra pse nuk kanë shpresë dhe besim qytetarët? Sepse këta të opozitës përveçse nën hetim nga SPAKU, janë tërë kohës në pazar me Ramën dhe rilindjen, fshehur apo hapur fare. SPAKu përveçse të merret me politikanët e lartë, duhet të merret sezbën edhe me gazetarët e korruptuar apo edhe me oligarkët, sepse aferat me PPP e vjedhje të tjera politikanët nuk i bëjnë vetëm , ju duhen edhe sekserët edhe oligarkët, por edhe media për propagandë, shpëlarje truri , dhe fshehje të së vërtetës. Batoni&CO s’kanë as guximin të hedhin në gjyq Pamfleti për shpifje nëse janë të pastër. Por faktet janë kokëforta, dhe rruga më e mirë për këta matrapazë është heshtja dhe vazhdimi pa pikë turpi në daljet mediatike për të dhënë mend si të ndershëm, kuptohet me ndihmën e Çimit&Co. Nëse SPAKU do vazhdojë thjesht me 2-3 personazhe të opozitës duke lënë mënjanë personazhe mediatikë apo oligarkët dhe investitorët strategjik, atëherë nuk bën drejtësi të plotë por preferenciale. Dhe kjo shkatërron vetëm njërën palë të së keqes duke lënë të mbretërojë ana tjetër e saj.

    1. Dhe mos të harrojmë që Saliu i thotë Batonit, Baton Stanishiq, spiun etj, dhe e shan e bën leckë. Dhe Çimi e fton zëre se përnatë te emisioni i vet në Syri TV , pra te televizioni i Zenit.

      Prandaj besimi është zero, dhe shpresa ka vdekur. 30 vite vetëm teatër politik dhe vjedhje në kurriz të popullit. Dhe pastaj del majë ballkonit përnatë deklarata për përmbysje të regjimit në të cilin janë tërë kohës në pazar. Kurse Meta thotë se kush mburr SPAKun turpëron fjalën baxhellë! Ndërkohë Monika, e shoqja ka mendim të kundërt me Metën!!!! Por Mona sigurisht nuk është baxhellë. Me kë kujtojnë se tallen këta???? Ore dakord që jeni pasuruar ju apo dhe fëmijët tuaj por kjo s’do thotë edhe pas 3 dekadash të vazhdoni të tallni trapin duke shpopulluar Shqipërinë. Ka ikur ajo kohë. Tani është koha për drejtësi, nëse do ketë. Nëse jo, le të pirdhet edhe ajo, se ka të tjera mënyra për të rrëzuar regjime dhe opozita të korruptuara.

    2. Sipas të dhënave të letërporosisë nga autoritetet gjyqësore të Maltës, në përgjigje ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, del se Ahmetaj shpenzoi 93 500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës për blerje fishash në korrik 2018, për të cilat nuk ka asnjë regjistrim që janë ri-tërhequr nga arka.

      Sipas letërporosisë, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e deklaruar veten si Ministër Financash, gjë e cila konfirmohet nga Kazino Dragonara.

      “Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka.”

      (Gazeta dita.al , 16 Qershor, 2024)

      P.S: Lajmet që Tigri luante në kazino ishin shpërndarë që atëherë , vetëm BABLOKU “nuk dinte gjë”. Madje kishte zëra që e morrën edhe peng atëherë se nuk paguante donte borxhet e parave që kishte prishur në kazino. Dardhaxhinj hesapi! S’ka faj BABLOKU.

  11. E dashura e këshilltarit të Ramës festa me kokainë në Tiranë, Florian Coldea ka filmuar politikanë e biznesmenë shqiptarë në orgji.
    Coldea cilësohet si një personazh djallëzor që ka filmuar dhe regjistruar çdo festë dhe orgji që është zhvilluar në Tiranë, me eskorta e kokainë, ku të pranishëm kanë qenë biznesmenë të mëdhenj e politikanë të lartë shqiptarë.

    Hetimi i një skandali të madh ku është përfshirë ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po nxjerr në dritë dhe episode të frikshme që lidhen me Shqipërinë. Ai rezulton se është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, për sigurinë, por dyshohet i lidhur me një rrjet ndërkombëtar kokaine.
    Romania TV, një televizion informativ 24 orësh, raporton se Florian Coldea duke shfrytëzuar afrimitetin me disa politikanë të rëndësishëm në Shqipëri, ka ndihmuar të dashurën e tij Marina Pandarof, të bëhej pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Kokaina sillej nga Meksika, direkt nga karteli Sinaloa në Shqipëri në sasi të mëdha dhe më pas arrinte në Bukuresht në një rrugë sekrete.

    Referuar raportimit, bëhet fjalë për “M Network” ose “Rrjeti M” që shpërndante kokainë për personat e kategorisë VIP në kryeqytetin shqiptar. Klientët e të dashurës së Florian Coldeas, thuhet se ishin biznesmenë me ndikim të madh në Shqipëri, politikanë të nivelit të lartë, gjeneralë dhe persona me shumë para që qëndrojnë pranë politikanëve.

    Skandali shkon edhe më tej. Coldea cilësohet si një personazh djallëzor që ka filmuar dhe regjistruar çdo festë dhe orgji që është zhvilluar në Tiranë, me eskorta e kokainë, ku të pranishëm kanë qenë biznesmenë të mëdhenj e politikanë të lartë shqiptarë.

    Siç raporton Romania Tv, këto pamje janë përdorur për shantazh nga ish-shefi i Shërbimit Sekret. Në kushtet kur posedonte pamje dhe provave të ndryshme sa më komprometuese, ai hapte “dosjet e tij të shantazhit” dhe bënte kontrata “konsulence” me biznesmenë e politikanë që kishin marrë pjesë në orgji.

    “Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë kontrovers. Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje. Gjenerali Coldea u takua me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë në mars 2020 në Tiranë”, thotë televizioni rumun.

    (Pamfleti 14 QERSHOR 2024, 22:00)

    1. Kush i ka këto përgjimet me pullë të kuqe të orgjive të politikanëve shqiptarë, le t’i nxjerrë. Se drejtësia s’po kap dot Batonin, imagjino këta të pushtetit! Të paktën të dalin videoskandalet që të largohen me fakte publike. Do thonë që janë montazhe, por pastaj do ikin nga postet publike, siç iku Pango dikur.

      P.S: Dhe po t’i pyesësh këta orgjillarë rilindas a janë besimtarë fetarë, do thonë patjetër që po. Rilindja është e zhytur në megaskandale dhe prapë qëndron në pushtet sepse opozita është e mbaruar , e korruptuar, e pafuqishme, e në hall nën hetim ngs SPAKu. Rrezik për këto baxhellat e orgjive e ka pasur fjalën Meta, dhe Spaku hesht, por Likja u shpreh gabim.!!!!

      1. ORGJIRA RILINDASE!

        Dy shokë takohen dhe njëri i kërkon tjetrit një nder.

        Shoku1: Jam shumë i shqetësuar. Gruaja akoma s’ka ardhur në shtëpi.
        Pyeta një shoqen e saj dhe ajo më mirëbesim më tha që ata të Rilindjes kanë organizuar një festë sot me kokainë dhe orgji.

        Shoku2: Ç’thua?! Vërtet! Skandal! Në fakt, edhe unë kisha dyshime se gruaja ma dridhte me ndonjë dashnor fshehurazi, por pastaj u sqarova me të dhe më bindi që është e ndershme.
        Mirë, ç’kërkon nga mua, si mund të të ndihmoj?

        Shoku1: Ja, ajo shoqja e gruas më tregoj vendin ku po bëhet festa e atyre palaçove të orgjive. Dua të futesh atje dhe të nxjerrësh gruan time prej andej. Do të të jap 1000 euro më ndihmove.
        Kujdes, se mos e nxjerr lakuriq! Aman!
        Shoku2: Dakord! Shokët për ditë të këqija janë. Hajde shkojmë atje.

        (E kështu shoku2 u fut te festa rilindase dhe doli prej andej duke rrahur një grua).

        Shoku1: Ç’bën mor?! Mos e rrih kot atë se nuk është gruaja ime!

        Shoku2: E di! Kjo është imja. Tëndja është atje brenda. Shko nxirre vetë se nuk kam kohë, po zgërdhij në dru këtë timen që më hiqej e ndershme dhe më betohej se më donte vetëm mua dhe nuk do më tradhëtonte kurrë.

  12. Per te gjithë ata qe mbajne ane si militante pune per ju, por komenti i NERI- me lart eshte ai qe duhet te lexoni.
    Berisha qe prej Rithemelimit na jep shembuj te perkryer sesi fitohet. Ku ka me demokratike se te pyesesh votuesit e tu, ne menyre puritane madje siç e beri Berisha.
    Vula eshte shembull sesi fitohet duke qendruar stoik ndaj çdo lloj trysnie te pajustifikuar.

    Berisha eshte i vetmi qe fiton ne politike, deri tani. Te tjeret duhet te zgjedhin nje lider dhe nje lidership, jo nje karagjoz qe i fiton gjerat lehte por qe kushtojne shume shtrenjte per te gjithe, e per breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *