• |
ide | kryesore

Polici bën aksident me makinë, 3 persona mbeten të plagòsur

Arkiva, Lajme, Të fundit
sekuestrohen, policia


Një punonjës policie u bë shkak për një aksident me 3 të plagosur këtë të premte në Tiranë.

Ai udhëtonte me makinën e shërbimit, kur në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera.

Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

‘Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve’, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *