• |
ide | kryesore

Mbeti në det të hapur pasi iu dëmtua mjeti lundrues, shpëtohet turistja britanike

Lajme, Të fundit


Një turiste britanike është shpëtuar mrekullisht në Gjipe, pasi rrezikoi të mbytej. Mësohet se turistja po lundronte me një mjet kanoe, iu rrezikua jeta pasi mjeti u dëmtua. Turistja ndodhej në vendin e quajtur ‘Shpella e Pëllumbave’ në Gjipe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Njësisë Policore Detare i kanë ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare në Dhërmi i vjen në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe u dëmtua gjatë lundrimit. Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e DVKM Vlorë për një turiste e cila ndodhej në det, në vendin e quajtur ‘Shpella e Pëllumbave’, Gjipe, me mjetin lundrues tip ‘Kanoe’, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *