Besnik Mustafaj deklaroi se pas muajit prill Partia Demokratike duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, pasi një humbje tjetër në zgjedhje do të ishte vdekja përfundimtare politike e Lulzim Bashës.
“Një tjetër humbje në zgjedhje, do të ishte vdekja e tij përfundimtare politike” – shpreh ish-ministri Mustafaj në “News 24”.
Duke u ndalur tek zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm, Mustafaj u shpreh se zgjedhjet lokale nënvlerësohen nga partitë politike.