• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Tom Doshin, inskenoi vrasjen nga Ilir Meta

Lajme, Të fundit



Prokuroria kërkoi një vit burg për Tom Doshin dhe Mark Frrokun dhe për Durim Bamin. Të tre akuzohen për inskenimin e atentatit nga Ilir Meta, disa vite më parë, atentat që nuk u vërtetua asnjëherë. Duke qenë se të tre kishin pranuar gjykimin e shkurtuar, dënimi, nëse pranohen pretendimet e prokurorit, ata do të duhet të vuajnë nga 8 muaj burg secili.

Tom Doshi vazhdon të jetë deputet në parlament, ndërsa Durim Bami ka qëndruar në arrest shtëpie. Ish deputeti Mark Frroku sapo është liruar nga burgu pasi kreu dënimin për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Sipas Tom Doshit, Ilir Meta kishte organizuar një grup personash për ta vrarë dhe Durim Bami do të ishte ekzekutori i tij. Nga rrëfimi i Durim Bamit, pjesë e këtij grupimi ishin edhe biznesmenë, njerëz të njohur të botës së krimit, madje edhe një prokuror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *