Pasi kaloi parlamentin, pritet që ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar të dekretohet ose jo nga presidenti i republikës, Ilir Meta. Ndërkohë, artistët i kanë dërguar një letër këtij të fundit në lidhje më këtë çështje ku i kërkojnë rishikimin e këtij projektligji me të cilin ata nuk janë dakord.
Në një deklaratë para mediave nga jashtë institucionit të Presidencës, artistët i kanë kërkuar Metës një takim.
Në letrën në fjalë thuhet se Gjykata Kushtetuese mungon për shkak të kuorumit, ndaj edhe sipas tyre Meta duhet të ndërhyjë për të rishikuar ligjin, si hallka e fundit.
“Përgjegjësia bie mbi ju dhe është vendimtare. Ligji shkel balancën mes pushteteve. Ju duhet të ishin filtri i parafundit në këtë proces. Por meqë mungon Kushtetuesja, ju jeni filtri i fundit. Riktheheni atë për rishqyrtim”, – thuhet në letër.