Një banesë është përfshirë nga flakët në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Të plagosur kanë mbetur dy persona, babë e bir.
Mësohet se zjarri ka rënë pas një rrjedhje gazi në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilat bënë të mundur evakuuimin e personave në banesë si edhe shuarjen e flakëve.
Dy të lënduarit, janë dërguar me urgjencë në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.