Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e saj si anëtare e këtij parlamenti.
Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, mbesa e Musine Kokalarit ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e parlamentit, dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.
Ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.
Alba është mbesa e Musine Kokalarit, ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 1946. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.
Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik.
Bravo urime dhe je perfaqesuesja e denje e Musine Kokalari mbase e vetmja opozitare e vertet e fundit ne Shqiperi. Ftoj te gjithe ta urojme.
Paç këmbën e mbarë o e mbesa e Musine Kokalarit !
Pamvarësisht se Arba ka deklaruar se do të përfaqësojë Suedinë në Parlamentin europian, ajo ka lindur në Shqipëri e rrënja e emrit të saj është shqiptare.
Kryesorja në kët lajm, është fakti se e para shqiptaro-suedeze që ka hyrë në parlamentin europian, është një deputete e ardhur nga një familje e persekutuar antikomuniste, e pikërisht për këtë i uroj këmbën e mbarë.
Uroj që në zgjedhjet e ardhëshme të këtij parlamenti, kur Shqipëria të pranohet në BE, të mos ketë asnjë deputet shqiptar pro enverist apo politikan me rekorde kriminale.