Një nga yjet më të njohura të industrisë së pornos ka zbuluar se si kanë reaguar prindërit e saj kur ajo u ka thënë se çfarë punë bën.
“E patën të vështirë ta pranonin. Nuk më braktisën, por ishin shumë të shqetësuar për faktin se xhiroja filma për të rritur”, – tha Angela White.
Çuditërisht, 33-vjeçarja deklaron se babai i saj ishte më i butë sesa nëna kur mori vesh se si e fitonte bukën e gojës vajza.
“Kur ia thashë babit, nuk reagoi shumë. Ndoshta e dinte se nuk mund të më ndalonte dhe kuptoi që reagimi i ashpër dhe negativ nuk do të kishte dobi. Ndoshta e kishte kuptuar më parë se me çfarë merresha”, – u shpreh Angela.