• |
ide | kryesore

Menaxheri i Cavanit, presion mbi Inter e Atletico: “Shumë kërkesa, do ti vlerësojmë të gjitha “

-Instant, Sport



Edinson Cavani është një nga pjesët e cmuara të merkatos së ardhshme të futbollit. Uruguajani do të lirohet pas një muaji e gjysëm nga Psg e shumë klube janë në kërkim të goleadorit, i aftë të bëjë diferencën para portës. Cavani ishte në shënjestër të Inter, para se të vihet në fokusin e përqendruar të Atletico Madrid, por sipas asaj që bën të ditur menaxheri i tij asgjë nuk është vendosur ende.

Në fakt, përvec klubit të kryeqytetit spanjoll, që duket në pole position për ta marrë nën urdhërat e Simeone, ish-napoletani është i kërkuar edhe nga disa skuadra amerikano-jugore, mes të të cilave Boca Juniors, San Paolo, Flamengo, Palmeiras e Internacional. Menaxheri i tij, Ëalter Gugliemone, nuk ka shprehur asnjë preferencë, por i ka vënë të gjithë në alarm, për të shkëputur ofertën më të mirë: “Do të dëgjojmë e shohim të gjitha opsionet”, ka deklaruar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *