• |
ide | kryesore

Familja e 9-vjeçarit që vdiq në koncert refuzon ndihmën e Travis Scott

-Instant, Paparazzi, Slider



Festivali Astroworld, i Travis Scott rezultoi një tragjedi e vërtetë, ku 10 njerëz humbën jetën pasi u shtypën nga turma dhe një djalë vetëm 9 vjeçar humbi jetën më vonë në spital si pasojë e plagëve të shumta.

Familja e fëmijës ka refuzuar një ofertë që Travis Scott bëri për të paguar funeralin e djalit.“Oferta e klientit tuaj është refuzuar. Nuk kam dyshimin se zoti Soctt ndjen keqardhje. Udhëtimi i tij përpara do të jetë i dhimbshëm”, i tha avokati i familjes, Bob Hilliard, avokatit të Scott, Daniel Petrocelli, në një letër të marrë nga Rolling Stone. “Ai duhet të përballet dhe shpresojmë të shohë se ai mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi”, tha ai më tej.

Ezra Blount, i cili ishte nga Dallasi, ishte në mesin e 10 personave që vdiqën si pasojë e lëndimeve të pësuara kur turma doli jashtë kontrollit në festivalin e 5 nëntorit në NRG Park në Hjuston. Ai vdiq në Spitalin e Fëmijëve në Teksas më 14 nëntor, pasi u vendos në një koma të induktuar, ndërsa organet e tij dolën jashtë funksionit.

Funerali i Blount u bë në Teksas më 23 nëntor. Qindra persona e kanë paditur Travis Scott pasi e akuzojnë se ai nxiti turmën të shtyhej drejt skenës, gjë që rezultoi në tragjedi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *