Kris Jenner ka zbuluar së fundmi dëshirën e saj për modelen Kendall Jenner.
Teksa bisedonte në “The Ellen DeGeneres Show”, mbi nipin e saj të 11-të, të cilin Kylie Jenner e mirëpriti muajin e kaluar,Kris ka deklaruar se do të donte ta shihte Kendall-in të bëhej nënë. “Është e vetmja që nuk ka lindur një fëmijë. Unë mendoj se do të donte të kishte”, u shpreh ajo. Por, pavarësisht kërkesës së saj, modelja ka rrëfyer shpesh herë se të qenurit nënë nuk është ende në planet e afërta. Në vitin 2020, gjatë një pushimi familjar në Palm Springs, Kaliforni,ajo bëri shaka se nuk kishte fëmijë, ndryshe nga motrat e saj Kourtney, Kim, Khloé dhe Kylie. Përmes një video në Instagram, Jenner tregoi motrat duke vrapuar me fëmijët e tyre në pishinë ndërsa ajo buzëqeshte. “Ende pa fëmijë”, shkruhej në postim.