• |
ide | kryesore

Emma Bonino: Europa, gjigant ekonomik, xhuxh politik dhe krimb ushtarak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emma Bonino është një nga politikanet veterane të politikës italiane. Ajo është zgjedhur 6 herë deputete dhe ka shërbyer edhe si ministre e jashtme.

Në një intervistë për mediat italiane ajo ka bërë kritika të forta për mënyrën si Europa po e trajton krizën me Rusinë.

“Problemi i Evropës është se ajo është një gjigant ekonomik, një xhuxh politik dhe një krimb ushtarak. Ne kemi një politikë të përbashkët financiare, por nuk kemi një traktat të një politike të përbashkët të jashtme apo të mbrojtjes.

Sa herë është nevoja e Evropës së shëndetësisë, Evropës së energjisë, Evropës së emigrantëve, kjo nënkupton ndryshimin e traktateve dhe miratimin me votë unanime.

Unë mendoj se anëtarësimi i Ukrainës në BE mund të përshpejtohet, por hyrja nuk duhet të përcaktohet nga shtytja e emocioneve, por edhe duke shqyrtuar se çfarë mund të jetë” – tha Bonino. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.

  2. Mos eshte e ema (apo qofte edhe halla) e gazetarit talion,qe eshte martu me shqiptaren,qe nuk po e shohim kurkund?Karlo talioni,qe mendon si Batoni e Baze,flet si zogu i Tirones,dhe i pergjigjet te gjitha pyetjeve te Eni Vasilit (sikurse ja kerkon ajo).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *