Kryeministri Edi Rama e ka pasur të vështirë të japë një shpjegim për milionat që vijojnë të shkojnë për inceneratorët edhe pse ata nuk kanë zbatuar kontratat apo edhe pse pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia. Në emisionin “Opinion”, Rama u shpreh krenar për inceneratorët ndërsa tha se do të bënte sërish të njëjtën gjë.
“Në Tiranë inceneratori është totalisht investimi i kompanisë. Përmes këtyre veprave ne pastruam vendin nga ato plehrat që kishin mbytur këtë vend. E mbani mend Elbasanin që ishte me një tym të madh, sot s´ka tym. Në Elbasan ne morëm rezultatin më të mirë elektoral, pikërisht për këtë arsye. Ty të kanë informuar nga Komisioni Hetimor…” – tha Rama dhe më pas u çua dhe nisi të flasë më spektatorët duke injoruar shifrat që gazetari Blendi Fevziu po jepte me shkop në ekranin e tij.
(Rama i drejtohet një gruaje nga publiku) “Si keni qenë? Vazhdo fol, ti vijo bëj propagandë….(u drejtohet të tjerëve) I keni marrë lekët e paketës së rezistencës, sot i morët? Hë si jeni ju të tjerët, vazhdo ti Fevzi merru me ata të tjerët, inceneratorët. Aleksandër, çfarë i keni dhënë Fevziut sot, sillu një kafe këtyre” – tha Rama. ©LAPSI.al
ESHTE HAPUR ANKANDI PER TU BERE KELYSH I SORRRROSIT
KUSH OFRON ME SHUME, FITON
O edo o njesh ca shkon kot ne
Emisione laskarash