• |
ide | kryesore

“Dyshimet i keni ju, që ndryshoni mendim sa herë fitojmë apo humbim”: Colella ironik me gazetarët pas 3-0 me Erzenin

-Instant, Sport
Colella



“Nuk kam pasur kurrë dyshime te kjo skuadër. Dyshimet i keni ju, të gjithë. Çdo herë ndryshohet opinion, nëse fitojmë apo jo. Jam i lumtur për klubin, sidomos për djemtë që e meritojnë se kanë punuar me impenjim të madh edhe kur kemi humbur. Kanë respektin tim të plotë për këtë gjë”. Giovanni Colella përfiton nga rasti të heqë ndonjë guralec nga këpuca pas fitores 3-0 me 10 lojtarë kundër Erzenit. Tekniku Italian megjithatë nuk pranon të bëhet protagonisti i fitores, pavarësisht lëvizjes fituese me Zunën për Selmanin që në minutën e 4’. “Bëra gjë normale, kur mbeta me 10 çfarë të bëja, të hidhja një sulmues? – tha ai -. Nuk kam bërë asgjë speciale, kam bërë gjërat normale, gjërat speciale i kanë bërë ata, jo unë. Jam i lumtur që tifozët kanë duartrokitur lojtarët dhe është gjëja e drejtë që duhej bërë”.

Tani Partizani është në krye të renditjes bashkë me Tiranën që ka një ndeshje ende për të luajtur. E megjithatë, gjarët janë mirë për teknikun Colella, që mendon se ka ende kohë për llogaritë: “Nuk më intereson të thuhet se për çfarë fitohet, mua më intereson të fitojmë. Pastaj në vijim do të bëjmë llogaritë se sa pikë kemi, dhe nëse këto pikë do të shërbejnë për të arritur një objektiv të rëndësishëm”.

Lexo më tej: Video/ Me 10 lojtarë gjithë ndeshjen, Partizani shpartallon Erzenin: Rrapaj, Da Silva e Hoti i bëjnë presion Tiranës

KAPLLANI: EKIPI RA NË BATAKUN E PARTIZANIT

“Sinqerisht unë nuk e dëshiroja atë karton në fillim të lojës. Në pamje të parë duket sikur na favorizon ne. Por mendoj se ishim në kontroll të situatave. Lojtarët duhet të marrin më përgjegjësi individuale”. Xhevahir Kapllani nuk gjen justifikime në humbjen 3-0 kundër një kundërshtari me një lojtar më pak. “Goli i parë erdhi nga një gabim i joni që te rivënia. Lojtari në vend të fuste kokën futi këmbën. Edhe pjesën e dytë e filluam me gol të dhuruar. Ekipi ra në batakun e ekipit të Partizanit. Partizani meritoi gjithçka. Ne i dhuruam golat, lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë. Unë do të ndalem gjatë për të analizuar këtë ndeshjen”.

Pastaj edhe konstatimi: “Ndoshta kjo është nga ndeshjet më të dobëta që ka zhvilluar ekipi ynë. Donim të ishim agresivë dhe të fitonim duelet. Në shumicën e rasteve ishim 1 ose 2 kohë mbrapa. Kjo sepse disa lojtarë mendojnë se kanë arritur diçka dhe duhet të luajnë pak për veten e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *