Sesioni i ri parlamentar nis këtë pasdite në orën 17:00, kur do të mbahet seanca e parë plenare. Kuvendi mbylli punimet e vitit 2023 me një situatë jo të zakontë, pasi në seancat e fundit kishte kaos për shkak të protestës së opozitës. Seanca e sotme do të hapet me pikën e parë të rendit të ditës, që është miratimi i dekreteve të presidentit për ndryshimet në kabinetin qeveritar, me shkarkimin e Elva Margaritit, si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Deputetët i kthehen punimeve të Kuvendit të Shqipërisë me një rregullore të re që përfshinë përjashtim deri në 60 ditë për bllokimin e seancave. Sakaq, në daljet e tyre në media përfaqësues të opozitës janë shprehur se do të vijojnë skenarin e mosbindjes civile, ndërsa në Kuvend do të mungojë ish-kryeministri Berisha, pasi ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
Opozita te heq dor nga cdo mbezhteje te bashkimsave evropian. Fuke filluar nga banderola qe te hap barkun “europe the right way”…