• |
ide | kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar me ndryshimet në qeveri, opozita pritet të vijojë me protestat

Lajme, Të fundit



Sesioni i ri parlamentar nis këtë pasdite në orën 17:00,  kur do të mbahet seanca e parë plenare. Kuvendi mbylli punimet e vitit 2023 me një situatë jo të zakontë, pasi në seancat e fundit kishte kaos për shkak të protestës së opozitës. Seanca e sotme do të hapet me pikën e parë të rendit të ditës, që është miratimi i dekreteve të presidentit për ndryshimet në kabinetin qeveritar, me shkarkimin e Elva Margaritit, si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Deputetët i kthehen punimeve të Kuvendit të Shqipërisë me një rregullore të re që përfshinë përjashtim deri në 60 ditë për bllokimin e seancave. Sakaq, në daljet e tyre në media përfaqësues të opozitës janë shprehur se do të vijojnë skenarin e mosbindjes civile, ndërsa në Kuvend do të mungojë ish-kryeministri Berisha, pasi ndodhet në ‘arrest shtëpie’.



1 Comment

  1. Opozita te heq dor nga cdo mbezhteje te bashkimsave evropian. Fuke filluar nga banderola qe te hap barkun “europe the right way”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *