ide | kryesore

Rama tregon “sekretin” e pantallonave: Për herë të parë i pashë në Lushnjë në 87-ën

Pikante

“Ato nuk janë shallvare”. Dhe për Edi Ramën nuk mund të jenë të tilla ndonëse duken si shallvare. Gjithsesi kreu i qeverisë pranoi se për herë të parë të tilla pantallona i kishte parë në një udhëtim në Lushnjë në vitin 1987.
“Shkova në Lushnjë në 87-ën sepse më duhej të merresha me një punë te muzeu i qytetit. Dhe shkonim shpesh në ato zonat bujqësore. Dhe kur kam parë për herë të parë kostumet e myzeqarëve jam mahnitur. Kur kam parë për herë të parë një palë pantallona të tilla nuk dija çfarë të bëja sepse nuk kisha ku ti bëja. Bëra një pikturë për këto. Ju merreni me veshjen time. Duhet të dini një gjë. Ky jam unë. Nuk i bëj gjërat rastësisht” – është rrëfimi i Edi Ramës për “jo-shallvaret” e tij që duken si të tilla. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu