Paris është në një lidhje me modelen Cara Delevingne. Dyshja u dallua për herë të parë duke dalë nga një klub nate të kapura për dore, në nëntor të vitit të kaluar. 19-vjeçaja Paris dhe 25-vjeçarja Cara i shtuan më shumë thashethemet, pasi u panë duke shijuar një mbrëmje jashtë në Londër. Ndërsa vajza e ikonës Michael Jackson shijoi një darkë me modelen dhe miqtë, një natë më pas ato u panë dorë për dore, teksa u kthyen në dhomën e hotelit, pas një koncerti.