• |
ide | kryesore

Berisha tregon pse Rama nuk e mohoi dosjen për Artur Meçollarin

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish këtë të mërkurë debatit për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe akuzat për një nga negociatorët, Artur Meçollari, i akuzuar nga vetë ai si spiun. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se Rama mbrojti dy ditë më parë Artur Meçollarin, duke e shpallur si patriot të vërtetë.

“Marrëveshjen e shitjes së detit nga Rama dhe spiuni i tij patriot! Te dashur miq, dy dite me pare Edvin Kristaq Rama shpalli para shqiptareve spiunin Artur Meçollari, qe ai perdori per faljen e detit, si patriot te vertet. Ai nuk guxoi te mohonte dosjen e tij te spiunit por deklaroi se ai, spiuni i njohur, eshte patriot i vertet.

Me kete deklarate Rama nuk kishte hallin e Meçollarit por te marreveshjes se detit, me te cilen ai i fali Greqise fushat me te mbedha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

Por natyrisht, kur si apatrid ke konsumuar aktin e tradhetise se larte kombetare, spiuni te duket lule, patriot e shkuar patriotit! Sb” shkruan Berisha

Artur Meçollari është një prej negociatorëve të marreveshjes me Greqinë për çështjen detare, ndërsa është akuzuar nga opozita si ‘spiun’.



1 Comment

  1. Poshtersia e lapsi.al nuk ka fund! Si mundet nje njeri normal apo dhe me zhvillim te tile te shkruaje gjera te tilla! Fantazia e ketyre Andit dhe Arit nen udheheqjen e Sales shkon shume larg! Kurre s’kisha besuar se ne kete jete egzistojne qenije te tilla! Duhet te jene disa arsye shume te forta qe njeriu te urreje kaq shume! Urrejtja nuk eshte shoqe e mire ne jete! Eshte keshilltare qe nuk duhet degjuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *