• |
ide | kryesore

Pas Shpend Ahmetit, një tjetër largim nga Vetëvendosje

Lajme, Të fundit



Pas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot është zyrtarizuar një tjetër largim nga Lëvizja Vetëvendosje. Është deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila la vetëvendosjen për t’u rikthyer sërish te partia e Ramush Haradinajt.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

Donika Kadaj-Bujupi ishte konsideruar për vite të tëra personi më besnik i Ramush Haradinajt, por ajo në prill të 2016-ës ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar VV-së.

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Lehtesi e ndrimit te partive ne kosove nga fuksionar partie e deputet me trishton. Nuk lexoj e ndigjoj qe te artikulohen qartesi ndryshimet ideologjike a moral potike qe krijon kushtet per shkeputje e bashkim me nje force tjeter politike. Nje komarcializem banal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *