Pas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot është zyrtarizuar një tjetër largim nga Lëvizja Vetëvendosje. Është deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila la vetëvendosjen për t’u rikthyer sërish te partia e Ramush Haradinajt.
“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.
Donika Kadaj-Bujupi ishte konsideruar për vite të tëra personi më besnik i Ramush Haradinajt, por ajo në prill të 2016-ës ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar VV-së.
©LAPSI.al
Lehtesi e ndrimit te partive ne kosove nga fuksionar partie e deputet me trishton. Nuk lexoj e ndigjoj qe te artikulohen qartesi ndryshimet ideologjike a moral potike qe krijon kushtet per shkeputje e bashkim me nje force tjeter politike. Nje komarcializem banal!