• |
ide | kryesore

Enca:Moment i vështirë, kam performuar me gjoks jashtë

Paparazzi, Slider



Këtë të shtunë Enca ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”  të AUlona Mustës dhe Fatma Haxhialiut dhe ka rrëfyer se më shumë se njëherë veshja e saj e ka vënë në siklet.

“Në skenë ndodhin shumë situata të sikletshme. Verën e kaluar në një nga koncertet më të mëdha kisha veshur një body me diçka transparente sipër. Body mbërthehej në pjesën e poshtme me susta. Një moment, 2 minuta para se të hyja u ula në divan dhe ndjeva që body u zbërthye. Unë kisha një fanse në prehër dhe duhet të bëja edhe si e qeshur por ndërkohë u panikosa. Por shyqyr që nuk më ndodhi në skenë. Më i famshmi ka qenë para shumë viteve. Pas koncertit e kuptova që në një sallë shumë të madhe me familjarë kisha kënduar me gjysmën e gjoksit jashtë. Një nga situatat më të tmerrshme. Por janë gjëra që ndodhin dhe nuk duhet paragjykuar se si dihet mund t’i ndodhin kujtdo…”,- është shprehur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *