• |
ide | kryesore

Shikoni ç’kartolinë u dërgon Tahiri shqiptarëve

Arkiva, Pikante
tahiri.jpg



Saimir Tahiri ka zgjedhur një kartolinë të pazakontë për t’u uruar shqiptarëve festat e fundvitit. Një kartolinë shumëngjyrëshe, aq sa fare lehtë, për shkak të ngjyrave, mund të ngatërrohet me ndonjë fletëpalosje të komunitetit LGBT. Por duket se ai e ka menduar mirë këtë. Pasi i kërcënoi shqiptarët përgjatë gjithë vitit me burg, Tahiri ka zgjedhur ngjyra të ndezura e të gëzuara sa për të zbutur paksa agresivitetin e dikasterit që drejton prej shtatorit të vitit të kaluar. Të paktën për festa ai i ka harruar kërcënimet dhe u kërkon qytetarëve, ashtu si edhe emigrantëve, bashkëpunim për rritjen e nivelit të sigurisë.