• |
ide | kryesore

Të gjithë janë “Charlie”, Nardi mbetet Nardi

Arkiva, Pikante
nardi.jpg



Ai është një ndër personazhet më të dashur të përdoruesve të internetit. Thëniet e tij janë bërë të famshme vetëm për faktin se ata i kanë qarkulluar në rrjete sociale e blogje. Kështu Nard Ndoka nuk mund lihej jashtë solidarizimit me “Charlie Hebdo”. Por ndryshe nga të tjerët që pozuan me parrullën “Je suis Charlie”, Nadi mbetet Nardi, çfarëdo që të ndodhë në Francë e gjetkë. Ai ka pozuar me parrullën “Je suis Nardi” (Unë jam Nardi). Mund ta kishte bërë foton edhe pa të, pasi të gjithë e njohin se kush është. Por sigurisht që, pa parrullën, ky fotomontazh nuk do të kishte zënë vend në rubrikën tonë.